Kritike
“Kryetar, duhet të keni diçka parasysh….”
“Kryetar, duhet të keni diçka parasysh. Kur ngrini akuza dhe akuzoni mazhorancën, mos krijoni diferencime për ata që e drejtojnë mazhorancën. Dua të them se kur e akuzon Edi Ramën, mos e lër në hije Ilir Metën. Akuzat të jenë të unifikuara për të dy, në mënyrë që askush të mos krijojë aludime se PD po flirton me një parti apo me tjetrën. Partia duhet të reagojë, nuk mund të jetë kaq e përgjumur. Nuk është hera e parë që e them, opozita nuk është kurrkund. Kur flas për reagim, dua që të reagojmë për çdo çështje, për çdo shqetësim dhe jo vetëm për problemet që janë në fushën e shëndetësisë. Pse nuk reagojmë ne kur njerëzit lirohen nga gjykatat? Kur lirohen kriminelët? Kur flas për kriminelët, nuk e kam fare për Armando Prengën, se atë nuk e llogaris fare, se është skandaloze. Por pashë mungesë reagimi totale të opozitës për atë administratorin e komunës Kaçinar në Mirditë, që doli nga burgu me pretekstin se gërhiste shumë. A ju duket normale se si po dalin këta kriminelë nga burgu?” tha Topalli, sipas një teksti të zbardhur nga Panorama.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu