Kioske
Këngët që kanë thyer rekorde në Youtube
Superhiti Gangnam Style i këngëtarit koreanojugor Psy ka qenë videoja më e shikuar në Youtube për 5 vitet e fundit.
Madje asaj i njihet merita se e detyroi kompaninë që të rishkruante kodet e saj, pasi faqja nuk numëronte dot më shikimet, sepse nuk ishte parashikuar kurrë që një video të shikohej aq shumë.
Por rekordet janë bërë për t’u thyer dhe Gangnam Style, pavarësisht thuajse 2,895,000,000 shikimeve kaloi në vend të dytë, pasi një tjetër video ka thyer rekordin.
Bëhet fjalë për kolonën zanore të filmit Fast and Furious 7, “See you again”, të realizuar nga Wiz Khalifa dhe Charlie Puth’s, që tashmë ka kaluar 2,985,000,000 shikime.
Por “mbretërimi” i videos më të shikuar në Youtube me shumë mundësi do të jetë jetëshkurtër, pasi një tjetër hit po përparon me shpejtësi. Superhiti i verës “Despacito” nga Luis Fonsi ka arritur 2,5 miliardë shikime dhe nuk po e ngadalëson ritmin aspak.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu