Arrestimet në dy universitete vijnë një ditë pasi udhëheqësi kryesor i opozitës foli para më shumë një milion vetëve, në një manifestim. Midis të arrestuarve është edhe një kritik i shquar i qeverisë.
Policia turke arrestoi të hënën të paktën 47 akademikë dhe staf universitar. Ky është pjesë e një hetimi në lëvizjen Gulen, të akuzuar për përpjekjen e dështuar për puç vitin e kaluar. Në tërësi u nxorrën 72 urdhëra për arrest të drejtuara akademikëve dhe stafit në universitetin elitar Bogazici University dhe Medeniyet University në Stamboll.
Si akademikët aktivë, ashtu edhe të tjerë që janë ndaluar, u burgosën me dyshimin se kanë përdorur programin e koduar të mesazheve ByLock, raportoi media turke. Mijëra vetë janë arrestuar vetëm sepse në celularin e tyre u gjet ky program. Sipas autoriteteve, atë e kanë përdorur mbështetësit e klerikut me qëndrim në SHBA, Fethullah Gylen, për të komunikuar dhe për të planifikuar përpjekjen për puç.
Arrestimet e fundit u bënë një ditë pasi Kilicdaroglu përfundoi një marshim prej gati 450 kilometrash “Marshim për drejtësi”, nga Ankaraja në Stamboll. Në manifestim morën pjesë më shumë se një milion vetë, që bënë thirrje për t’i dhënë fund gjendjes së jashtëzakonshme dhe padrejtësisë.
Që prej dështimit të puçit në korrik të vitit të kaluar, më shumë se 50.000 vetë, duke përfshirë ushtarë, nëpunës civilë, mësues dhe akademikë janë arrestuar. 150.000 të tjerë janë dëbuar nga puna nën masat e gjendjes së jashtëzakonshme, të vendosur pas puçit. Qindra media, NGO dhe grupe të të drejtave të njeriut gjithashtu janë mbyllur.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu