Kur jeta të kalon para… brirëve! Ç’ndodh kur lufton me demat…
Festivali i përvitshëm i demave në Pamplona të Spanjës është një adrenalinë e vërtetë për ata që marrin pjesë, edhe pse kur e sheh në video të ngjall tmerr.
“Luajtja me zjarrin” duket se nuk përbën problem për shumë prej njerëzve që i vihen përpara demave të tërbuar që marrin çfarë tu dalë përpara rrugëve të qytetit.
Dita e dytë e festivalit në Pamplona u shoqërua me kaos akoma më të madh, ku njerëzit herë duke zënë njeri-tjetrin e herë duke u penguar, goditeshin rëndë nga një numër i madh demash.
Video e mëposhtme e tregon se çfarë ndodh në një ditë të zakonshme festivali demash në Spanjë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu