Radar
Po udhëtoni për në det? Hidhini një sy perlave në Koman e Tropojë
Edhe pse destinacioni juaj për sot mund të jetë plazhi dhe deti, ndërkohë që jeni në autostradë në trafik e sipër, deri sa të arini në destinacion, hidhini një sy këtyre fotove…
Me shumë gjasë nuk do pendoheni pse i patë, por me siguri do pendoheni që nuk jeni atje.
Janë disa prej viseve të mahnitshme nga Liqeni i Komanit dhe Tropoja, vende ku duket sikur kanë rënë disa copëza nga Parajse dhe ku vetë Zoti do të donte të pushonte ca.
Aty tani temperaturat janë mjaft optimale, ajri është i freskët, për të mos folur për ujin që është akull kudo. Qetësia e bjeshkëve është olimpike, ndërkohë që ajri i pastër është apsolutisht më i pastër se kudo dhe mund të mbushë mushkëritë tuaja të cilat janë raskapitur nga pluhuri dhe bloza e Tiranës.
“Mapo.al” ju sjell tani këto foto që të kujtoheni se çfarë mund të keni humbur ndërkohë që keni marrë rrugën për në Durrës, Vlorë a diku tjetër…
Por merreni me qetësi, këto perla janë sërish aty dhe ju presin, mbase fundjavën tjetër kur do të duhet të freskoni të djegurat nga dielli i plazhit…
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu