Lidhu me ne

Aktualitet

Patozi: Unë jam në garë, Selami është një vegël

Deputetit i PD-së, Astrit patozi i ftuar në studiot e ‘Abc news’, ka deklaruar se ai vazhdon të jetë në garë për kreun e PD-së, ndërsa ka ritheksuar se nuk e njeh këtë proces.
Sipas tij e gjithë kjo që po ndodh në PD, është një fasë elektorale.
Ndërsa ka shtuar se Selami është në këtë garë thjeshtë për të legjitimuar zgjedhjet në PD.
‘Në çastin kur do hapet sipari i garës, unë jam në garë. Në PD është nisur të instalohet një farsë elektorale. Për më tepër nuk mund të vinte në këtë moment që ne patëm një humbje shkatërruese.
Unë jam gati të dal përballë Lulzim Bashës. Jam gati të garoj. Është problemi i Lulzim Bashës, që për shkak të këtij formulari unë nuk jam pjesë e garës. Unë jam në garë. Nëse do të ketë garë. Ajo është garë me një kandidat dhe me një tjetër që shërben për të legjitimuar garën, sepse nuk ka asnjë vlerë’, deklaroi Patozi.
Ish-deputeti i PD-së, ka zbuluar edhe disa detaje nga takimi i mbrëmbshëm me Sali Berishën në zyrën e këtij të fundit kokë më kokë me të. Patozi tha se ai ka diskutuar mbi humbjen e PD-së dhe fatin e saj pas humbjes.
“Unë e kam takuar dje zotin Berisha, por ky nuk ishte takim i fshehtë dhe as zyrtar. Unë mund të them se jemi takuar si dy demokratë që janë të shqetësuar për traumën që ka përjetuar PD gjatë zgjedhje dhe për më tepër këtë që ka ndodhur pas humbjes.
 
Berisha e lexon më mirë nga të gjithë rezultatin traumatik të PD-së. Tani ideja qëndron nëse do të ringrihet PD-ja apo do të ndahet? Se veprimet e zotit Basha të çojnë te e dyta. Këtë kam diskutuar edhe me zotin Berisha. Kaq mund të them për këtë takim. Por meqë ju doni një fjali konkrete nga takimi, ju them se jemi ndarë pa asnjë keqkuptim nga takimi”, deklaroi Patozi.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix2 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix2 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix2 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar2 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix2 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix2 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix2 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske2 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix2 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook