Lidhu me ne

Kryesore

Pesë ditë pas zgjedhjeve fillon betonizimi i Tiranës

Pesë ditë pas zgjedhjeve fillon betonizimi i Tiranës

Sot, në orën 19: 30 tek lulishtja pranë Policisë Bashkiake, tek zona e njohur si Parku i Autobuzëve, sërish banorë të zonës dhe qytetarë aktiv do të protestojnë kundër ndërtimit të një kompleksi pallatesh, të miratuar nga Kryebashkiaku Veliaj.
Kjo është dita e dytë e protestave. Dje, qytetarët hoqën gardhin dhe u futën brenda perimetrit ku do të ndërtohet, në mbrojtje të atyre pak hapësirave të gjelbra që kanë mbetur.
Parku i inaguruar nga ish-Kryebashkiaku Lulzim Basha, do kthehet tashmë në një kompleks pallatesh për një nga njerëzit e afërt të Kryeminsitrit Rama dhe Kryebashkiakut Veliaj.
Një muaj më parë, punonjësit e Bashkisë Tiranë shkulën mënyrë të paligjshme pemët në këtë zonë duke hapur rrugën e betonizimit të kësaj hapësire të vogël publike që u ka shërbyer dhjetra mijëra banorëve të kësaj zone.
Gjatë fushatës elektorale në vitin 2015, Zoti Veliaj premtoi se do të punojë për rritjen e hapësirave të gjelbra në Tiranë, por ka bërë të kundrtën, ndër të tjera duke pakësuar hapësirën e gjelbër në Sheshin e ri Skënderbej, duke ndërhyrë në Parkun e Liqenit dhe duke zaptuar për ndërtim një numër parqesh “për fëmijë”. Gjatë fushatës që e solli në pushtet, Zoti Veliaj “lidhi” një kontratë me pesë pika me qytetarët, të cilat ishin:
Rehabilitim dhe gjelbërim i 6000 metra katrorë hapësira publike të çliruara nga ndërtimet informale gjatë 2 viteve të fundit në Tiranë;
Rigjenerim dhe transformim i ish-zonave industriale të Tiranës në hapësira të gjelbërta dhe në shërbim të komunitetit;
Aplikim i projektit “Fasadat e Gjelbërta” me qëllim krijimin e hapësirave të gjelbërta vertikale;
Identifikim dhe shndërrim i hapësirave potenciale brenda blloqeve të banimit në hapësira të gjelbërta në partneritet me komunitetin dhe bizneset e zonës;
Pastrim nga mbetjet i lumenjve në territorin e Bashkisë së Tiranës përgjatë gjithë rrjedhës së tyre.
Por në ndryshim nga këto Erion Veliaj, sipas Revistës Monitor, vetëm për periudhën janar 2016–mars 2017 ka firmosur  149 leje ndërtimi. Ndërkohë që gjatë fushatës ai kritikoi ashpër Kryebashkiakun Basha sepse për 4 vjet kishte firmosur 60 leje ndërtimi. Në një takim me elektoratin ne vitin 2015,  Veliaj shprehej:
“Në 2011 Basha tha se do të dyfishojë hapësirat me gjelbërim. Ku është ky dyfishim? Te 60 lejet e ndërtimit që u dhanë këto 4 vjet? Te lejet e ndërtimit te diga e Liqenit? Këto janë lejet e Saliut dhe Shkëlzenit. Gjërat kanë një emër dhe ato duhen thënë.”

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Lëngjet që forcojnë kockat dhe trupin

Kockat e shëndetshme janë të rëndësishme për një qëndrim dhe paraqitje të mirë dhe për një rini afatgjatë. Kockat janë...

Mix2 orë më herët

Njihuni me djalin e Arnold Schwarzenegger.

Shumë bukurosh, Patrick i Arnold Schwarzenegger ka bërë daljen e tij në një tapet të kuq i shoqëruar nga babai...

Kryesore3 orë më herët

Sa është paguar nga PD, konsulenti i fushatës së Trump?

Drejtori i Komunikimit me Median në Partinë Demokratike, Alfred Lela, thotë se ardhja e Chris LaCivitas në Shqipëri është një...

Radar3 orë më herët

Gaz Paja i jep kurajo Veliajt pas arrestimit (FOTO)

Pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, të shumtë kanë qenë artistë që i kanë dalë në mbështetje dhe e kanë...

Radar4 orë më herët

“Jam pa fjalë”, Klotilda Bushka reagon pas akuzës së SPAK: Ku hyj unë në këtë mes?

Klotilda Bushka Deputetja socialiste Klotilda Bushka ka reaguar pas akuzës së ngritur nga SPAK ndaj saj për “pengim të së...

Temporal4 orë më herët

Sa para duhen për të jetuar në Shqipëri? Studimi tregon kufirin minimal për të mbuluar shpenzimet

Ndërsa fuqia punëtore ka rënë, bizneset janë në kërkim të punonjësve të kualifikuar, si dhe nxiten të rrisin pagat, paralelisht...

Kryesore4 orë më herët

Burgosja e Veliajt nuk e dëmton Ramën, por i bën mirë…

Nga Kristi Pinderi Kisha një pikëpyetje pse tani burgosja e Veliajt e jo pas zgjedhjeve, por në fakt, po ta...

Kioske4 orë më herët

Mos i qani hallin PD-së se ku do t’i gjejë paratë për LaCivites, merruni me milionat që jep Rama lart e poshtë!

Shkruar nga Myslim Murrizi Pse nuk pyesni sa paguhet ish-zëvendës drejtori i shërbimit sekret Rumun si këshilltar i Ramës? Sa...

Mix20 orë më herët

9 vitaminat që forcojnë dhe dendësojnë flokët: Funksioni i secilës

Shëndeti i flokëve tanë varet nga shumë faktorë, si dieta, stresi, ndryshimet hormonale dhe faktorë të tjerë të jashtëm apo...

Kryesore21 orë më herët

PD punëson këshilltarin e Trump, komenti i Ramës: Këneta nuk bëhet dot det

Ish-drejtuesi i fushatës së Trump në Shqipëri për PD-në, ka krijuar jo pak diskutime për busullën amerikane në këto zgjedhje...

Facebook