Lidhu me ne

Kryesore

23 qytetet me nivelin më të lartë të jetesës

image_teaser

Nuk është as Parisi e as Londra qyteti ideal për të jetuar. Vjena thyen renditjen dhe kthehet në kryeqytetin numër 1 në botë për sa i përket cilësisë më të mirë të jetesës.

“Mercer”, një nga kompanitë më të mëdha botërore të sondazheve, ka bërë një renditje të 23 qyteteve me nivelin me të lartë të jetesës në botë. Kompania ka marrë në shqyrtim 450 qytete në të gjithë botën, ndërsa për përzgjedhjen e tyre ka përdorur 39 kritere për të bërë vlerësimin si: Stabiliteti politik, krimi, censura në media, shërbimi mjekësor, ndotja e ajrit, shkollimi, qarkullimi rrugor. etj.

Sulmet terroriste dhe numri i xhihadistëve të rekrutuar perëndimor, ka ndikuar në uljen e besueshmërisë për disa kryeqytete perëndimore . Parisi ka rënë me 10 vende nga lista e vjetshme, e po ashtu Londra është e ekspozuar ndaj rrezikut. Por, Vjena ndryshon, për ekspertët e sigurisë ky qytet është më shumë sesa i sigurt.

Ndërkaq në listën e 230 kryeqyteteve në botë, Tirana listohet në vend të 179. Së bashku me kryeqytetet e 3 ish-republika sovjetike si Gjeorgjia, Armenia dhe Bjellorusia, Tirana renditet në listën e qyteteve me standard më të ulët jetese. E ndërsa në fund të listës qëndron Bagdadi, që cilësohet  si  kryeqyteti më pak i rekomanduar për të jetuar në nivel botëror.

***

23 – Montreal, Kanada – Është njëri prej 5 qyteteve kanadeze të përfshirë në renditjen e përgjithshme. Qyteti frankofon njihet si qendër e tregtisë, financave dhe teknologjisë.

22 – Perth, Australia – Ky qytet njihet për disa nga plazhet më të bukura në kontinent, si dhe për nivelin mjaft të ulët të papunësisë, vetëm 4.1%.

21 – Brukseli, Belgjikë – Qendra e politikës europiane. Qyteti është i mbushur me muze, parqe kombëtare, si dhe restorante të nivelit të lartë.

20 – Stokholm, Suedi – Kryeqyteti është konsideruar si një nga vendet më të mira në botë për nga cilësia e jetesës nga balancimi që ofron midis punës, jetës, sigurisë dhe çështjeve të mjedisit.

19 – Luksemburgu – Vendi i vogël europian, i cili kufizohet me Belgjikën, Francën dhe  Gjermaninë është tepër i pasur. Një element i rëndësishëm në këtë qytet-shtet piktoresk është dhe niveli i ulët i krimit, që e bën pjesë dhe të renditjes.

18 – Hamburgu, Gjermani – Qyteti me portin më të madh në veri të Gjermanisë dhe i dyti i këtij lloji në vend. Hamburgu është kthyer në një qendër për median dhe industrinë. Gjithashtu ky qytet është dhe shtëpia për bankën e dytë më të vjetër në botë, “Berenberg Bank”.

17 – Otava, Kanada – Ky qytet është konsideruar si qyteti më i arsimuar në Kanada duke qenë e pasur me institucione hulumtimi dhe kulturore. Ky qytet ka norma të ulëta të papunësisë dhe është konsideruar si një Trashëgimisë Botërore nga UNESCO.

16 – Melburni, Australi – Kryeqyteti bregdetar konsiderohet si një nga vendet më të mira në botë për arsimin, shëndetësinë dhe  kërkim-zhvillimin. Sektorë të zhvilluar si turizmi ndihmojnë po ashtu në pasurinë e qytetit.

15 – Toronto, Kanada – Toronto është kryeqyteti “financiar” i Kanadasë. Ajo është gjithashtu shtëpia për pesë nga bankat më të mëdha të Kanadasë. Toronto ka zhvilluar sektorin e argëtim dhe çdo vit në të mbahet festivali i famshëm i Filmit në Toronto.

14 – Bern, Zvicër – Qyteti është konsideruar nga sondazhi si vendi i dytë në botë për nga siguria. Ky qytet ka një industri tradicionale dhe bujqësi të zhvilluar. Norma e papunësië në Bern është vetëm 3.3% duke e bërë një qytet shumë tërheqës për të jetuar.

13 – Berlin, Gjermani- Kryeqyteti i Gjermanisë konsiderohet se ka një përzierje të shkëlqyer të cilësisë së jetesës me mundësi më të mira për punësim, një standard  të lartë të strehimit dhe sigurisë në vend.

12 – Uellington, Zelanda e Re – Ky qytet është qendra politike e Zelandës së Re dhe është zona e dytë më e populluar në vend.

11 – Amsterdam, Holandë – Amsterdami është një nga qendrat financiare të Europës dhe është gjithashtu i njohur për standardin e lartë të jetesës. Qyteti kozmopolitan kombinon shumë bukur jetën moderne dhe urbane.

10. Sidnej, Australia – Qyteti përfaqëson 7% të ekonomisë së vendit. Natyra, moti, dhe zhvillimi kulturor po ashtu e kanë ndihmuar Sidnein të mbajë këtë vend në renditje.

9. Kopenhagen, Danimarkë – Qyteti është quajtur kohët e fundit si një nga vendet më të lumtura për të jetuar në tokë dhe nuk është aspak e vështirë të kuptohet pse. Fillimisht një fshat peshkimi, Kopenhagen është rritur dhe ka hedhur baza të fuqishme zhvillimi dhe ka arritur të bëhet i famshëm për balancimin midis punës dhe jetës.

8 – Gjeneva, Zvicër – Ky qytet është i njohur si qendra globale e diplomacisë. Në këtë qytet jetojnë edhe disa nga njerëzit më të pasur në botë. Siguria dhe arsimimi janë në nivelet më të larta.

7 – Frankfurti, Gjermani  – Njihet si qendra e tregtisë në Gjermani, ku zhvillohen edhe disa nga evente më të famshme të tregtisë në botë, duke përfshirë edhe “Frankfurt Motor Show”.

6 – Dyseldorf, Gjermani – Qyteti në Gjermaninë Perëndimore është i njohur për industrinë e modës dhe artin.

5 – Vankuver, Kanada – Ky qytet njihet për përkatësitë e ndryshme etnike, me 52% të popullsisë që nuk ka si gjuhe të parë anglishten.

4 – Mynih, Gjermani – Mynihu, një tjetër qytet gjerman, renditet rregullisht në vendet e kreut të kësaj liste për cilësinë e jetesës.

3 – Okland, Zelandë e Re – Dy porte të mëdha ndodhen në këtë qytet, duke siguruar një ekonomi të lartë dhe tepër të qëndrueshme. Gjithashtu ky qytet njihet edhe për nivelin e lartë të sigurisë.

2 – Zyrih, Zvicër – Qyteti është i njohur si qendër ekonomike dhe kulturore. Njihet si një nga vendet për nivelin më të lartë të jetesës dhe jo më kot qëndron i dyti në këtë listë.

1- Vjena – Austri – Në lindje të lumit Danub, Vjena është qyteti i shtatë për nga numri i popullsinë brenda kufijve të Bashkimit Europian dhe me një kulturë mjaft të pasur./TCH

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix16 orë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix17 orë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar2 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix2 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore2 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix2 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport2 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix3 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix3 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook