Patozi: Jam gati ta shpartalloj Bashën në garë të vërtetë
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka sfiduar hapur kreun e PD, Lulzim Basha, teksa është hapur gara për kryetarin e ri të kësaj force politike.
Patozi tha hapur në studion e “Opinion” se është gati të hyjë në garë përballë Bashës, nëse do të zhvillohet një garë e vërtetë dhe jo një farsë.
Më tej, ai tha me bindje se në këtë garë mund të shpartallojë Bashën, duke sqaruar se e njeh PD dhe politikën në përgjithësi.
“Jam gati të hyjë në garë, nëse dikush tjetër nuk hyn në garë, dhe nëse ajo nuk është një farsë. Jam gati të garoj dhe ta shpartalloj Lulzim Bashën. Unë e njoh PD dhe politikën në përgjithësi”, tha Patozi
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu