Kryetari i Departamentit të të Përndjekurve Politikë në Partinë Demokratike, Tomorr Alizoti, i ftuar në studion e ABC News, ka bërë publik qëndrimin e tij në lidhje me situatën e krijuar në selinë blu.
I pyetur nga gazetari Endri Xhafo për qëndrimin e tij dhe firmosjen e një peticioni për dorëheqjen e Lulzim Bashës, Alizoti u shpreh se kreu i vetëngrirë i PD, Basha duhet të japë dorëheqjen nëse do të sillet si një hollandez i vërtetë sepse ai dështoi.
“Për mua do të ishte tamam nga Hollanda nqs do të thoshte miqtë e mi kisha një plan, por nuk funksionoi, për këtë duhet të jap dorëheqjen se demokracia kështu funksionon”, tha Alizoti.
Më tej, ai bëri një krahasim midis vitit 2013 dhe vitit 2017, të dyja vite kur PD njohu humbje. Alizoti tha se ashtu siç Sali Berisha humbi në 2013 dhe u dorëhoq, të njëjtën gjë duhet të bënte edhe Basha këtë vit.
“Në 2013, kur humbi PD, Berisha dha dorëheqjen. Njësoj duhet të vepronte edhe Basha, duhet të pranonte humbjen me dinjitet”, theksoi Tomorr Alizoti.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu