Lidhu me ne

Kryesore

Ç’të thotë për ekonominë dhe taksat, debati që e nxjerr lakuriq  

Të dielën do të gjykojmë me votë qeverisjen e 4 viteve dhe alternativat që na parashtrohen për 4 vitet që vijë. Gjysma e qeverisë në përpjekje për t’iu shmangur përgjegjësive në mënyrë tinzare ka marrë flamurin kombëtar dhe kërkon votën mbi një premisë që lidhet me heronjtë kombëtarë, çka nuk përputhet fare me kontekstin demokratik për të zgjedhur ose hequr me votë ata që mirë ose keqqeverisin.
Kryeministri që drejtoi Shqipërinë për 4 vjet nuk iu përgjigj asnjëherë seriozisht çështjeve që kanë të bëjnë me ekonominë e vendit dhe politikën e taksave.
Ai i qëndron slloganit të para 4 viteve se ka ulur taksat për 95% të shqiptarëve. Tërësisht e pavërtetë dhe një ekspozim i pacipë përballë fakteve.
Vetëm rritja e taksës së siguracionit të automjeteve me 30% për qind njëherësh nga të gjitha kompanitë me një marrëveshje oligopol të konstatuar nga Autoriteti i Konkurrencës dëshmon se qeveria ka lejuar një situatë të tillë absurde duke rënduar barrën fiskale për qytetarët.
E njëjta situatë absurde edhe në tregun e telekomunikacionit ku po me një marrëveshje oligopol kompanitë celulare kanë rritur njeherësh tarifat e paketave për konsumatorët, duke mos patur as shqetësimin më të vogël nga agjencitë shtetëror në varësi të zotit Rama.
Për të mos folur për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, rritjen e taksës së qarkullimit, rritjen e çmimit të gazit, rritjen e taksës së pronësisë dhe kosto të shtuara që derivojnë nga vendimet e qeverisë.
Qeveria na kërkon ta injorojmë një diktaturë të tillë financiare ndaj nesh dhe të votojmë për flamurin kombëtar. Kjo është antikombëtare dhe kriminale. I paaftë të japë përgjigje dhe të përmendë qoftë edhe një investim  të huaj në katër vite Edi Rama ka një bilanc katastrofik me ekonominë.
Fatkeqësisht opozita nuk ezauroi asnjë prej këtyre çështjeve me interes primar për publikun, si taksimi, shëndetësia, rendi dhe siguria, arsimi, bujqësia apo investimet në infrastrukturë dhe teknologji. Në këtë pikë kryeministri ka qenë komod dhe i mjaftuan një palë tufa, një këmishë dhe një Flamur për të bërë fushatë dhe për të kërkuar vota. Një ditë më parë Rama u përball me gazetarët në emisionin Opinion, ku nuk iu përgjigj pyetjeve mbi ekonominë.
Episodi3. Debati për ekonominë
Shkullaku: Nuk kuptoj vetëm rrugët, kuptoj dhe portet aeroportet që keni marrë përsipër në programin tuaj. Dhe ajo që për mua është më e rënda, për një ekonomi, në zhvillim që nuk zhvillohet vetëm nga paratë e zeza,  janë dhe investimet e huaja. Siç keni zero projekte në infrastrukturë, keni dhe zero investime të huaja.
Rama: Hahahah, janë shifrat
Shkullaku: Keni zero investime z.Rama. Më thoni një investim, do hyjmë dhe në shifra, se shifrat i keni manipulative. Më thoni ju personalisht si Kryeministër i këtij vendi, një investim të huaj, minimumi 5mln euro që ka hyrë në Shqipëri këto 4 vite.
Rama: Ncucucucucucuucucu e pabesueshme
Shkullaku: Më thoni një.
Rama: Është ofendim i inteligjencës sime kjo dhe unë nuk të bëj debat për këtë.
Shkullaku: Meqë nuk ka përgjigje, po u them që për 4 vite nuk ka asnjë investim të huaj në vend.
Rama: Planin tonë e përgëzon Banka Botërore dhe FMN-ja tani do dëgjoj unë Shkullakun me Tan Hoxhën
Fevziu: Kanë të drejtën e tyre
Shkullaku: Ne nuk themi gjë, nëse ska investime të huaja…
Rama: O Fevzi e di si është kjo punë, të marrësh një libër fizike si referencë e meqë more librin të flasësh me një fizikant… Në vitin 2013 kishte 52% humbje nga shpërndarja e energjisë elektrike
Shkullaku: S’është e vërtetë
Rama: O s’është e vërtetë, Shkullak ka mundësi të mos më ndërpresësh?
Shkullaku: Po the diçka të pavërtetë…
Rama: Kë thashë të pavërtetë?
Shkullaku: Janë rritur humbjet në rrjet sipas raportit të ERE-s nga 30.38% në vitin 2010 në 31.34% në vitin 2015
Rama: Ca thotë ky mo, ça thotë ky….? Ishte mbi 1.1 miliardë borxh. E filluan me 0 në 2007, nga janari në gusht kanë akumuluar 125 milionë dollarë borxh.
Fevziu: Nuk po diskutohesh me qeverinë e Sali Berishës, por me premtimet e tua elektorale.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix13 orë më herët

Sam Altman kundër Elon Musk: “ai është një bullizues, i pëlqen të debatojë me njerëzit”

Dihet mirë se marrëdhëniet mes Sam Altman dhe Elon Musk nuk janë idilike dhe përgjigja e OpenAI për Musk e...

Mix13 orë më herët

“La Palma”: Seriali i ri në Netflix që po thyen rekorde shikueshmërie

Shikuesit besnikë të Netflix janë shumë të emocionuar për serialin e ri “La Palma”, i cili përshkruhet nga shumë njerëz...

Mix14 orë më herët

100 christmas wishes for friends and family

Best Christmas Wishes, Sayings and Greetings To Write in Christmas Cards 1. Merry Christmas! I hope you receive one blessing after...

Mix14 orë më herët

Krishtlindje: sugjerime filmash për një atmosferë magjike!

Krishtlindjet janë koha e përsosur për të shijuar disa filma klasikë që përcjellin mesazhe të ngrohta, dashurie dhe miqësie. Filmat...

Radar14 orë më herët

Presidenti Donald Trump do të përballet me një Phenian ndryshe gjatë mandatit të dytë!

Në mandatin e tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpi forcoi sanksionet ekonomike kundër Koresë së...

Kryesore22 orë më herët

Përfundoi në spital, Mziu sulmon Gjekmarkajn: Me fat që është gjallë, duke ditur që s’ka shtyllë kurrizore

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka sulmuar kolegun e tij Agron Gjekmarkaj, pasi ky i fundit përfundoi në spital,...

Mix22 orë më herët

4 shenjat e Horoskopit që i dëgjojnë të gjithë

Ka shenja të horoskopit që duket se kanë lindur nën një yll me fat, nga ato që të gjithë i...

Mix22 orë më herët

Të tregojmë ca detaje që nuk i dije për Shkodrën Elektronike

Emri i Shkodrës Elektronike u bë i njohur për shumicën prej nesh me pjesëmarrjen e këtyre të fundit në “Festivalin...

Radar22 orë më herët

Parashqevia na tregoi se ku ka përfunduar media dhe jo Parashqevia

Mentor Kikia Parashqevi Simaku Unë i përkas asaj gjenerate, kur në shkollë të mesme ndaheshim në adhurues të Parashqevi Simakut...

Sport22 orë më herët

Salah shkruan emrin në historinë e Liverpool dhe Premier League

Mohamed Salah Mohamed Salah është padyshim lojtari i momentit te Liverpool. Egjiptiani ka gjetur formën e tij më të mirë...

Facebook