“Dikur kitarist, sot i dedikuar tërësisht politikës”, Eneda Tarifa mbështet publikisht kandidatin për deputet
T’i futesh politikës nuk është e thënë të kesh një profesion të caktuar. Gjithnjë e më shumë listave të partive politike poi u shtohen emra të rinj.
Një prej tyre është edhe Ralf Gjoni, kandidat për deputet në listat e LSI në qarkun e Tiranës. Gjoni vjen nga fusha e muzikës, ai është kitaririst dhe falë profesionit ka mjaft mbështje nga miqtë e tij artistë.
Këngëtarja Eneda Tarifa është një prej artisteve që mbështet Gjonin ku përmes një statusi në rrjetet sociale shkruan: “Dikur kitarist dhe djalosh me ëndrra plot për muzikën ashtu si dhe për jetën e lirë të shqiptarëve. Sot i plotësuar dhe i dedikuar tërësisht politikës, LSI. Shpresoj në kandidaturën tënde të deputetit mik, cause you’re a cool guy… Suksese, të uroj fitore!”
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu