Zakonisht kur njerëzit dëgjojnë titullin CEO, ata mendojnë automatikisht për një njeri me aftësi sipërmarrëse të mëdha, një drejtues të zotin, si p.sh., Steve Jobs apo Travis Kalanick.
Sipas një studimi të publikuar në Harvard Business Review, ku u analizuan profilet e 200 CEO-ve në mbarë botën, u arrit në përfundimin se CEO-t e niveleve më të larta ndajnë të njëjtat cilësi të tilla si:
1.Kurioziteti
Sipas Cameron Herold, një prej liderëve më të mëdhenj në fushën e biznesit dhe lidershipit, liderët më të suksesshëm janë të gatshëm të dëgjojnë çfarëdo lloj gjëje që ata nuk e dinë dhe të gatshëm për të mësuar sa më shumë gjëra.
2.Pasioni
Sipas McKinsey, CEO-t duhet të tregojnë gjithnjë më shumë pasion për punën e tyre në krahasim me të tjerët. Kjo mund të jetë shumë pozitive por edhe negative nëse shoqërohet me padurim për të përfunduar sa më parë një projekt të caktuar.
3.Risku
CEO-t të cilët janë të gatshëm për të ndërmarrë ndryshime të cilat mund të kenë pasoja shumë të rëndësishme por edhe më pak, janë të aftë për të marrë përsipër riskun. Dhe në fund të fundit është pikërisht kjo, ajo që i dallon nga pjesa tjetër e anëtarëve të kompanisë.
4.Organizimi
Pjesa më e madhe e CEO-ve mund të mos jenë të organizuar për sa i përket mbajtjes në rregull të tavolinës së tyre, por pjesa më e madhe e liderëve më të suksesshëm janë shumë të organizuar për sa i përket qasjes së tyre në zgjidhjen e problemeve brenda kompanisë.
5.Komunikimi
Sipas një studimi të kryer nga Navalent, CEO-t janë persona shumë konsistent në mënyrën e tyre të komunikimit. Ata janë të aftë që të delegojnë informacion apo detyra të caktuara nëpërmjet një gjuhe e cila nuk gjeneron konflikt dhe mbi të gjitha është lehtësisht e kuptueshme nga shumica.
6.Optimizëm realist
Ka një ndryshim shumë të madh midis ëndërrimit që çdo gjë është e mundur dhe të qenët optimist, por mbi të gjitha realist. CEO-t më të suksesshëm i dinë mjaft mirë risqet që mund t’i vijnë kompanisë së tyre nga një zgjedhje e caktuar.
7.Vizioni
Dhe në fund, më e rëndësishmja nga të gjitha. Është vizioni i CEO-s ai që dikton edhe të ardhmen e kompanisë. Një element tjetër i rëndësishëm në këtë pikë është edhe fakti që ata janë të hapur ndaj ideve të reja, sidomos nëse ato janë nga pjesa tjetër e stafit.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu