Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi dënimin me 126 vite burgim për anëtarët e grupit të strukturuar kriminal që trafikonte lëndë narkotike, i njohur si grupi “Xibraka“. Në bazë të hetimeve rezultoi e provuar se të pandehurit kishin krijuar një grup të strukturuar kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike, në kuadër të të cilit kishin importuar në territorin e Republikës së Shqipërisë një sasi lënde në përmbajtje të së cilës ka qenë e fshehur kokainë.
Për ekstraktimin e saj, ata kishin ngritur edhe një laborator ku përpunohej lënda bazë që përmbante kokainën deri sa nxirrej në formën e saj përfundimtare, e gatshme për t’u shitur në treg apo trafikuar. Prania e kokainës në një sërë lëndësh që ndodheshin të depozituara në enë, shishe qelqi, qese, kontenierë etj, të sekuestruara në magazinë, siç u përshkrua në mënyrë të detajuar më lart, provon plotësisht se në magazinën në Xibrakë ishte ngritur një laborator për ekstraktimin e kokainës nga lënda ku ishte fshehur më parë, me qëllim kalimin me lehtësi të kontrolleve në pikat doganore.
Kërkesa e Prokurorisë
1. I pandehuri Ilir Hyseni të dënohet me 14 vjet burgim
2. I pandehuri Genci Xhixa të dënohet me 15 vjet burgim
3. I pandehuri Arjan Dalipi të dënohet me 13 vjet burgim
4. I pandehuri Cesar Avila të dënohet me 14 vjet burgim
5. I pandehuri Valter Moreno të dënohet me 14 vjet burgim
6. I pandehuri Ermal Hoxha të dënohet me 13 vjet burgim
7. I pandehuri Sajmir Batku të dënohet me 15 vjet burgim
8. I pandehuri Gentian Gjonaj të dënohet me 14 vjet burgim
9. I pandehuri Kelmend Dalipi të dënohet me 14 vjet burgim
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu