Koordinatori i PD-së, Dritan Shano ka komentuar mbështetjen që kryeministri Edi Rama mori nga presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Shano shprehet se rilindja e Ismail Qemalit nga shkëputi nga Perandoria Osmane, ndërsa rilindja e Rama po na kthen sërish atje.
“Mos i hapni rrugë budallait. taze Erdogan-ferman. Rilindja e Ismail Qemalit na shkëputi nga Perandoria Otomane, ndërsa Rilindja e Edi Ramës po na kthen përsëri në gjirin e saj. Erdogan, pasi mbaroi punë me Turqinë, dërgon ferman se kush do qeverisë në Arnautistan edhe për 4 vjet të tjera. I preferuari i tij Edi Rama”, shkruan Shano.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu