Lidhu me ne

Aktualitet

Zgjedhjet 2017, beteja për Durrësin

Durrësi ka rezultuar qark që ka ofruar surpriza më 2013 ndërsa më 2017 beteja pritet të jetë më e ashpër për shkak se ky qark do të ketë edhe një deputet më shumë nga më parë.
Autor: Gjergj Erebara BIRN Tiranë

Harta e Qarkut Durrës

Në vitin 2013, Durrës i hoqi një mandat Partisë Demokratike në krahasim me vitin 2009 ndërsa i dha një mandat shtesë Partisë Socialiste. Por ndryshimet demografike kanë bërë që Durrësi në zgjedhjet e vitit 2017 të ketë 14 deputetë dhe jo 13 siç kishte më 2009 dhe 2013. Kjo ka bërë që beteja për Durrësin të jetë edhe më e ashpër këtë vit, ku mandatet për të cilat luftohet janë të shumta, gjë që mund të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve kombëtare.
Zgjedhjet e vitit 2009 në Qarkun Durrës i dhanë shtatë deputetë Partisë Demokratike, 5 Partisë Socialiste dhe një deputet LSI-së.
Partia Socialiste arriti të fitojë në vitin 2013 mbi 10 mijë vota më shumë se sa në zgjedhjet paraardhëse, duke rrëmbyer mandatin e gjashtë për këtë qark. PD dhe aleati i saj PR arritën të marrin gjashtë deputetë, ndërsa LSI mbeti me 1. Nëse shihet rezultati në vota, përmbysja e vitit 2013 duket qartë. E majta arriti të marrë 79 mijë vota në Durrës ose 51 %, më 2013 ndërsa e djathta mori gati 70 mijë vota, ose 45 %. Më 2009, koalicioni i PS plus koalicioni i LSI (të cilët garuan veçmas) morën  47.3% ndërsa e djathta mori 51.7%. Në Durrës më 2013 u hodhën gati 18 mijë vota më shumë se sa më 2009, ku votat shtesë duket se i mori e majta.
Për zgjedhjet e vitit 2017, Partia Socialiste ka pozicionuar kandidatin Jurgis Çyrbja [Link CV] nga zona e Shijakut të gjashtin në listën e saj dhe Rrahman Rajën [Link CV] nga Kruja në vend të shtatë. Këto janë dy kandidatët që do të hyjnë në parlament në rast se Partia Socialiste arrin të ruajë rezultatin e vitit 2013 apo ta përmirësojë atë për të fituar shtatë mandate.
Përballë tyre Partia Demokratike ka vendosur në vend të pestë Agron Dukën, [Link CV] ish-ministër i Bujqësisë për Partinë Socialiste dhe biznesmen me bazë elektorale në Shijak, i cili fitoi mandatin më 2013 duke garuar për Partinë Republikane ndërsa më 2017 garon si kryetar i Partisë Agrare Ambjentaliste. Në rast se PD arrin të ruajë rezultatin e vitit 2013, atëherë votat e Dukës dhe mandati i Dukës do të jetë vendimtar për të mbajtur këtë rezultat.
Duka ka gjasa që do të konkurrojë për të njëjtin mandat me Lefter Kokën, [Link CV] ministrin aktual të Mjedisit dhe i afërm i Dukës, i cili kërkon mandatin e parë për partinë Lëvizja Socialiste për Integrim.
Gjithsesi rruga e Partisë Demokratike për mandatin e pestë në Durrës është e vështirë. Në zgjedhjet e vitit 2015, PD humbi në të trija bashkitë e këtij qarku, në Krujë, Durrës dhe Shijak, zona ku fituan kandidatët socialistë dhe në rastin e Shijakut, kandidati i LSI.
Në rast se PD dëshiron të marrë një mandat të gjashtë në qarkun e Durrësit, atëherë ky mandat do t’i përkasë Vullnet Topallit, ish-drejtor i Policisë Bashkiake në Tiranë në kohën e Bashës.
Të katërmbëdhjetë deputetët që do të nxjerrë qarku i Durrësit pritet të kenë efekt real në rezultatin kombëtar.
Partia Socialiste ka deklaruar objektivin e saj për të fituar 71 deputetë, nga 65 që fitoi më 2013 dhe 66 që fitoi më 2009. Partia Demokratike duket e vendosur të mos lejojë që kjo të ndodhë. Durrësi është një nga qarqet ku një rezultat i tillë mund të përcaktohet.
Qarku Durrës
Qarku Durrës
Qarku Durrës
Qarku Durrës
Qarku Durrës
Partia Socialiste fitoi gati 61 mijë vota në zgjedhjet e vitit 2013, plot 10 mijë më shumë se sa në zgjedhjet e vitit 2009. Partia Demokratike fitoi 53 mijë vota më 2013, gati 7 mijë vota më pak se sa PS. Por votat e PD në zgjedhjet e vitit 2013 u ndanë me aleatin e tyre të vjetër, Partinë Republikane, e cila garoi në Durrës Agron Dukën. PR arriti të marrë mbi 10 mijë vota në ato zgjedhje duke siguruar mandatin e deputetit për Dukën, i cili kësaj here nuk garon më vete por garon në listat e PD-së. Për rrjedhojë mund të thuhet se votat që humbi PD, i fitoi PR. Por krahasimisht, Partia Socialiste fitoi më 2013 nga pjesëmarrja më e lartë në votime. Mes viteve 2009 dhe 2013, lista e votuesve në Qarkun e Durrësit u shtua me 23 mijë votues, si pasojë e të rinjve që mbushën moshën e votimit si dhe të banorëve të rinj të Durrësit të ardhur nga anë të tjera të Shqipërisë. Numri i votave të hedhura më 2013 u rrit me 18 mijë, vota që në shumicë u fituan nga Partia Socialiste.
Rezultati i zgjedhjeve të 25 qershorit do të varet shumë nga aftësia e Socialistëve për të bindur votuesit e saj të vitit 2013 që të vijojnë ta mbështesin.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix2 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix2 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix2 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar2 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix2 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix2 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix2 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske2 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix2 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook