Lidhu me ne

Kryesore

Fekondimi In Vitro: 10 fakte që duhet të dini përpara procedurës

Fertilizimi In Vitro nuk është i sigurt që në herën e parë që provoni,  megjithatë nuk duhet ta humbni shpresën që do arrini shtatzëninë. Është përllogaritur nga Shoqata Europiane e Embriologjisë se në 3 cikle fekondimi In Vitro,  85% e çifteve do e arrijnë suksesin 
Afërsisht një në tetë çifte kanë probleme në arritjen e një shtatzënie. Nëse jeni duke provuar për të konceptuar një fëmijë, por pa sukses, duhet të dini që nuk jeni vetëm. Ka miliona çifte me të njëjtin problem në të gjithë botën. Infertiliteti përkufizohet si pamundësia për të arritur një shtatzëni pas një viti marrëdhëniesh të pambrojtura, kur gruaja është nën 35 vjeç, ose pas 6 muajsh kur gruaja është mbi 35 vjeç. Dr. Marsel Haxhia, Embriolog Klinik, certifikuar nga Shoqata Europiane e Embriologjisë dhe Riprodhimit Human në një intervistë për MAPO shpjegon se pavarësisht mitit që ka ekzistuar në Shqipëri se problemin e ka gjithmonë gruaja, kjo edhe për arsye të një shoqërie të mbyllur e maskiliste, diçka e tillë nuk është e vërtetë. Sipas tij, të gjitha statistikat botërore tregojnë se 30-40 % e çifteve infertile e kanë problemin te gruaja dhe 30-50 % e kanë problemin te mashkulli. Nëse mendoni se keni probleme me fertilitetin, mjeku embriolog sqaron dhjetë fakte që duhet t’i dini patjetër para kryerjes së kësaj procedure, duke saktësuar se deri në çfarë mase mund t’ju ndihmojë mjekësia për të ndryshuar “fatin” apo për ta modifikuar atë deri në arritjen e bërjes së ëndrrës suaj realitet, prindërimit.
Së pari, gjeni një mjek me të cilin të lidheni
Ndërkohë që mendoni të filloni, mos harroni se iu duhet një qendër e rëndësishme dhe me mjekë të specializuar në këtë fushë. Ky është një moment i rëndësishëm në jetën tuaj, moment i cili ju lidh me ëndrrën tuaj për t’u bërë prind, kështu që ekipi i mjekëve të infertilitetit do iu drejtojnë drejt kësaj ëndrre. Besimi ndaj ekipit të mjekëve është shumë i rëndësishëm.
Së dyti, përqindjet e suksesit mund t’ju çojnë në ide të gabuar
Si një mjek në këtë fushë dhe të qenit në kontakt me çifte që kanë nevojë për këtë procedure,  duhet t’ju them që përqindja e suksesit mund të jetë një konfuzion i vërtetë. Dikush ju thotë 50% dikush 80% apo dikush 99%. Ajo që duhet të jetë e qartë dhe që unë ia përsëris të gjithë pacientëve është se fekondimi in vitro nuk kryhet nga qejfi, por nga halli, që do të thotë se do jetë e vetmja mënyrë që mund t’ju japë një shtatzëni dhe që kudo që ta bëni nuk është 100% e sigurt që do arrini atë që dëshironi, pasi këto janë limitet e mjekësisë, të paktën deri tani. Edhe çiftet që nuk kanë asnjë problem,  nuk arrijnë shtatzëni çdo muaj që provojnë. Fiziologjia e riprodhimit varet nga shumë faktorë të cilët nuk janë arritur të zgjidhen 100% deri më sot. Besimi ndaj ekipit dhe qendrës duhet t’ju japë vendimin për kryerjen e IVF-së dhe jo vetëm përqindja e suksesit.
Së treti, ne mund të punojmë me biologjinë tuaj por jo ta ndryshojmë atë
Ne mund të ndryshojmë dhe përmirësojmë shumë faktorë, por ne nuk mund të ndryshojmë moshën tuaj. Ne mjekët kemi vite e vite shkollim e eksperiencë, që na lejon t’ju zgjidhim problemet më komplekse mjekësore në mënyrën më profesionale të mundshme, por nuk mund të ndryshojmë evolucionin biologjik tuajin. Biologjia dikton se aftësia e vezoreve për të prodhuar vezë ulet me kalimin e moshës dhe me moshën ulet dhe cilësia e vezëve te femrat dhe spermatozoideve te meshkujt. Gjendje si Ovari Polikistik apo Endometrioza mund të përmirësohen, por jo të eliminohen. Ndërkohë që këto fakte biologjike në jetë nuk mund të ndryshohen, me një ekip të mirë pas jush ekziston një mundësi e mirë suksesi.
Së katërti, kostot janë të rëndësishme
Kosto e fekondimit in vitro ndryshon në vende të ndryshme. Në Amerikë kostot shkojnë 12000$- 17000$ për çdo çikël IVF, në Europë dhe në Shqipëri çmimet ndryshojnë në 3000€-5000€. Fatkeqësisht në Shqipëri ndryshe nga shumë vende të tjera shteti apo siguracionet nuk mbulojnë asnjë kosto të fekondimit in vitro dhe as të medikamenteve që merren në raste të tilla.
Së pesti, nuk ka asnjë vend si “Shtëpia”
Në dekadën e kaluar kishte mijëra e mijëra shqiptarë që iu drejtoheshin vendeve fqinje si Turqia, Italia  apo vende të tjera për të kryer IVF. Kryenin procedurën, pa kuptuar e pa marrë vesh se çfarë kryhej e bëhej me ta. Mund t’ju them me bindje se sot në Shqipëri ofrohen shërbime të infertilitetit në nivele të larta dhe që nuk kemi pse t’ia kemi “zili” asnjë vendi tjetër.
Së gjashti, pyesni për mënyrën e fertilizimit!
Kur kryhet IVF, pra merren vezët nga gruaja dhe spermatozoidet nga bashkëshorti,  ka dy mënyra bashkimi midis tyre:
  1. Fertilizimi “klasik” – në kushte të veçanta, veza dhe një sasi e caktuar spermatozoidesh lihen bashkë dhe pritet që veza ta zgjedhë vetë spermatozoidin e duhur. Kjo teknikë është praktikisht sikur ndodh bashkimi në rrugë natyrale. Kjo kryhet kur parametrat e spermës janë brenda normës.
  2. Injeksioni intracitoplasmik i spermës (ICCSI) – me anë të kësaj teknike, jemi ne që përzgjedhim spermatozoidin me parametra morfologjikë më afër normës dhe e “vendosim” në citoplazmën e vezës. Kryhet kur problemi te mashkulli është i rëndësishëm.
Në bazë të studimeve të kryera deri tani, kur ekzistojnë kushtet e aplikimit të teknikës së fertilizimit “klasik” rezultatet kanë treguar përqindje shtatzënie gati të njëjtë  midis dy teknikave, por përqindje më të ulët aborti dhe peshë më të lartë në lindje të fëmijëve kur teknika është fekondimi “klasik”. Pra, për sa kohë ekzistojnë kushtet e kryerjes së fertilizimit “klasik”, nuk ka pse të mos përdoret kjo teknikë. Në eksperiencën time kemi patur me dhjetëra çifte, të cilët kishin dështuar në vende të tjera dhe kemi arritur suksesin e dëshiruar edhe me anë të zgjedhjes së teknikës së duhur. Jo të gjitha klinikat në Shqipëri i kryejnë të dyja teknikat kështu që interesohuni përpara me mjekun tuaj!
Së shtati, shprehja: “Binjakë, do të ishte shumë mirë!”
Po, binjakë do ishte mrekulli, por vetëm një bebe do ishte me më pak rreziqe gjatë shtatzënisë. Numri i embrioneve që transferohen gjatë shtatzënisë këshillohet nga mjeku dhe vendoset nga pacienti. Si mjek ne iu japim rekomandimet tona, por vendimi përfundimtar vendoset nga çifti. Qëllimi ynë si mjekë është lindja e një bebeje të shëndoshë, por për disa pacientë mund të jetë më optimale transferimi i më shumë se një embrioni, kjo në varësi të moshës, arsyes së infertilitetit dhe financave. Nëse jeni kundër të paturit një shtatzëni me binjakë apo trinjakë,  duhet të transferoni vetëm një embrion.
Së teti, ngrirja e embrioneve është njësoj e suksesshme si embrionet e “freskëta”
Studimet e fundit kanë treguar se ngrirja e vezëve apo embrioneve është njësoj e suksesshme si me embrionet e “freskëta”. Nëse keni mundësi zgjedhjeje, ngrini embrionet dhe jo vezët, pasi embrionet janë më të qëndrueshme dhe rezistente ndaj ngrirjes e shkrirjes.
Së nënti, “Praktika” mjekësore është një proces gjithmonë e në zhvillim
Çka do të thotë se në fushën e infertilitetit shkenca ka ecur me hapa gjigantë dhe këto avancime kanë sjelle ripërcaktimin e protokolleve mjekësore. Rreth globit ka mjekë e shkencëtarë që punojnë fort për të gjetur të dhëna, që do e bënin realitet shtatzëninë dhe prindërimin. Ne si mjekë duhet të jemi në koherencë dhe në njohje me të dhënat më të fundit në këtë fushë. Kur flisni me mjekun tuaj diskutoni rreth teknikave më të reja që janë aplikuar së fundmi.
Së dhjeti, mos e humbisni shpresën!
Të gjitha sa thamë më sipër ju japin mundësi që ëndrrën tuaj ta ktheni në realitet, të bëheni prindër. Megjithëse fertilizimin In Vitro nuk është e sigurt që do e arrini që në herën e parë që provoni,  nuk duhet ta humbni shpresën. Është përllogaritur nga Shoqata Europiane e Embriologjisë se në 3 cikle fekondimi in vitro,  85% e çifteve do e arrijnë suksesin, ekzistojnë mbi 6 milionë bebe të lindura në botë nga konceptimi me IVF!!
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix2 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix2 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar3 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix3 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore3 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix3 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport3 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix4 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix4 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook