Sheshi Skëndërbej ka edhe një parking nëntokësor. Tashmë që sheshi ka nisur të funksionojë, edhe parkingu me 300 vende në të dy katet e tij, është vënë në dispozicion të qytetarëve.

Hyrja-dalja e vetme për automjetet është në krah të bankës së Shqipërisë. Këmbësorët kanë 3 daljet, ndërsa personat me aftësi ndryshe mund të përdorin ashensorin.
Çdo drejtues automjeti e merr biletën në hyrje në mënyrë elektronike dhe që në hyrje njihet me vendet e lira në këtë parkim.
Tirana parking, agjencia publike në varësi të bashkisë së Tiranës është menaxhuesja e vetme e këtij parkimit, shkruan ora neës që ka publikuar edhe çmimet sesa kushton të lësh makinën aty.
Tarifat për orë qëndrim janë:
0-3 orë pagesa është 200 lekë
3-8 orë 500 lekë
8-12 orë 800 lekë
12-24 orë 500 lekë

Për drejtuesit e automjeteve, siç janë shprehur ata, parkimi në qendër të Tiranës është nevojë dhe siguri për makinat e tyre.