Ujërat u trazuan ndjeshëm për presidentin amerikan, Donald Trump pas dëshmisë së ish-kreut të FBI-së, James Comey.
Për të rikthyer vëmendjen tek slogani i Trump: “Ta bëjmë Amerikën të madhe sërish”, e bija Ivanka përgatiti atë që njihet si “Java e Zhvillimit të Fuqisë Punëtore në Shtëpinë e Bardhë”.
Pikërisht në mesin e “Javës së Zhvillimit të Fuqisë Punëtore”, të organizuar nga Ivanka Trump, në krah të Donald Trump u shfaq edhe kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha.
“Sapo mbylla një vizitë dy ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë Javës së Shtëpisë së Bardhë për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore ku po diskutohen iniciativat e administratës Trump mbi uljen e taksave, trajnimin profesional, stazhet e punës dhe financimin e studimeve,” shkruan Lulzim Basha në Fb.
I pari që reagoi ishte ish-kryeministri Sali Berisha, që e quan një ngjarje historike.
Berisha e quan Bashën kryeministër i shqiptarëve.
Që prej zgjedhjes së Trump, demokratët kanë shprehur se Uashingtoni do e ndryshojë kursin ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama për shkak të komenteve që ai bëri gjatë fushatës elektorale amerikane për Trump.
Ndërkohë Shtëpia e Bardhë nuk ka publikuar ndonjë të dhënë për takimin e Bashës.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu