Lidhu me ne

Temporal

A vlejnë 6 orë në trafik për një zhytje në Jon?

Nga Drini Zeqo
Pushimet në Shqipëri janë një mision i vështire. Kjo nuk duhet të zbehë aspak dëshirën e askujt për të pushuar në vendin e tij të lindjes apo të shkojë kundër interesave promovuese të turizmit. Pushimi i vështirë në Shqipëri është një fakt që pranohet nga të gjithë. Shkrimet dhe analizat lidhur me turizmin bëhen më të shpeshta gjatë stinës së nxehtë sepse tani është fluksi më I madh i pushuesve. Problemet dalin më shumë në pah dhe duket se janë të njejtat nga viti në vit. Paveresisht kësaj opinion.al dhe emisioni OPINION kanë qenë gjithmonë trajtues të këtyre temave madje une personalisht përmes dhjetra materialesh filmike. Ky shkrim nuk është gjithashtu asnjë qëndrim politik sepse kjo nuk do të ndihmonte askënd.
Pushuesit ditore ose ata të fundjavës i ndiejnë më shumë vështirësite dhe stresin e një ditë të humbur kot ndërsa duhet të ishin duke pushuar. Kryesisht një numër i madh pushuesish në fundjavë nisen drejt jugut. Saranda, Vlora dhe fshtrat e bregut mbledhin mijëra pushues në fundjavë. Ajo që është kthyer në një shqëtësim të ditës është pjesa e Lungo Mares. Segmenti në fjalë ka qenë gjithmonë një pikë nevralgjike me shumë probleme. Ajo që pritej nga projekti i ri ishte lehtësimi i kësaj aorte por në fakt po ndodh e kundërta.
Mbase për qytetarët e Vlores ajo është një hapësirë shplodhëse gjatë orëve të mbrëmjes ndonëse edhe për këtë duhet të presim derisa të marrim efektet e plota të asaj që është ndërtuar. Faktet flasin per njerez të cilët për të përshkruar distancën nga Dhermiu deri në Tiranë ju duhen deri 6 apo 7 orë vetëm një sens, pra vajtje ose kthim.
Pyetja ështe ku qëndron problemi? Mesa duket ai është shume i thjeshtë por e vështirë për t’u realizuar zgjidhja . Problemi është tek akset rrugorë të cilat në vend  që të zgjerohen po ngushtohen (Lungo Mare). Mosmbarimi I Bypasit te Fierit shihet gjithashtu si nje problem që ndikon tek levizja kryesisht drejt aksit të jugut për pushuesit. Plazhet e para dhe pas Llogarasë vijojnë ende të vuajnë nga aksesimi i keq.  Ka shumë rrugë që të nxjerrin në plazh e që vijojnë të mos kenë standardet e duhura. Mungojnë thlebësisht shenjat e orientimit për turistët dhe tabelat të cilat të sinjalizojnë plazhet që ndodhen në zonë. Nëse këto palzhe janë me pagesë apo janë publike këtë nuk e kupton. Ka shumë rrugë të cilat  ndodhen në zona shume të frekuentuara sikurse është ajo Drimadhesit buzë detit e cila ende është e mbushur me pluhur dhe e pashtruar (mbase sepse në atë zonë vijojnë ende ndërtimet dhe kalojnë makina të tonazhit të lartë).
Një problem serioz është edhe transporti publik drejt këtyre zonave për turistet e huaj të cilët vijnë pa makina apo për shqiptarët që nuk e disponojnë një të tillë. Nuk ka stacione dhe pika fikse nëpër fshtarat e jugut madje edhe ne zona të tjera turistike të Shqipërisë. Turistët e huaj kanë shqetësim mungesën e orareve të nisjeve dhe mbërritjeve edhe kur stacioni ekziston sado i improvizuar të jetë.
Sidoqoftë në pjesën e jugut ky sezon turisik duket se ka nisur pa ndonje ndryshim me vitin e kaluar. Pikëzimi i hoteleve sa i takon yjeve për turistet e huaj është një problem që ende nuk po merr zgjidhje. Ata kanë referenca shumë të mangëta për hotelet që do të bujtin. Plazhet akoma kanë probleme shqetesuese me pastertinë apo me shenjimin e territorit ujor deri ku është e lejuar të notosh e deri ku jo për shkak të mjeteve motorrike urjore. Zhurmat gjatë natës vijojnë të jenë prezente duke u kthyer në një shqetësim serioz për kedo që do të pushojë dhe nuk do argëtimin gjatë orëve të vona të natës.
Fushata elektorale shumë shpejt do mbarojë. Problemet do mbeten po të njejtat dhe urojmë që ato të zgjidhen sepse duhet,  jo sepse duhen marrë  vota me shumë. Duhen zgjidhur probleme të cilat fqinjet tanë i kanë kaluar me kohë dhe për këtë nuk duhet ndonjë ide jashtëtokësore por vetëm zbatimi i disa direktivave të qarta të cilat janë edhe obligime të  uninonit europian. Por mbase për mungesen e gjithë këtyre elementëve Shqipëria është atraktive për një numër turistësh të huaj që pasi e vizitojnë njëhere Shqipërinë nuk dihet nëse do të riktheheshin përsëri!?/opinion.al
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix4 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix4 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix4 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar5 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix5 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix5 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix6 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske6 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix7 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook