Lidhu me ne

Kryesore

Zgjedhjet në Kosovë, si do të formohet qeveria e ardhshme?

Zgjedhjet në Kosovë, si do të formohet qeveria e ardhshme?
Kur ka shkuar drejt fundit procesi i numërimit të votava të zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit në Kosovë, duket se rezultatet nuk kanë sjellë surpriza të minutave të fundit.
Lëvizja Vetëvendosje me 27,12 për qind të votave udhëheq si partia e parë, por koalicioni PDK-AAK-Nisma, që propozojnë për kryeministër Ramush Haradinaj, udhëheq në total me 33,98 për qind të votave.
Në vend të tretë me 25.74 për qind të votave, renditet koalicioni i LDK-AKR-Alternativa.
Rezultati në Prishtinë
Interesant është rezultati i qarkut të Prishtinës ku Lëvizja Vetëvendosje ka dalë forcë e parë me rezultat të thellë, 42,1 për qind të votave.
Në vend të dytë në Prishtinë renditet koalicioni LDK-AKR-Alternativa me 34,52 për qind, ndër koalicioni PDK-AAK-NISMA janë në vend të tretë me 19,92 për qind.
Parlamenti dhe Qeveria e ardhshme
Bazuar në rezultatet e derimëtanishme, një shpërndarje e mandateve në parlamentin 120  vendesh do të ishte: koalicioni PDK-AAK-NISMA me 39 deputetë, Lëvizja Vetëvendosje me 31 deputetë, koalicioni LDK-AKR-Alternativa me 30 deputetë. Me këtë shpërndarje asnjë parti nuk mund të formojë qeverinë e vetme, edhe sikur të ketë mbështetjen e 20 deputetëve të komunitetit serb e komuniteteve të tjera.
Opinionistët kosovarë shprehen se me siguri ky rezultat do të krijojë zvarritje në procesin e krijimit të institucioneve të reja.
Nga deklaratat e derimëtanishme Lëvizja Vetëvendosja duket se nuk do të bëjë koalicionin  PDK-AAK-NISMA të Haradinajt e Thaçit.
Po ashtu dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e Isa Mustafës dhe Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit duken se nuk do të bashkojnë mandatet me koalicionin PDK- AAK-NISMA për të formuar qeverinë e re.
Kandidati për Kryeministër Ramush Haradinaj, nga koalicioni fitues PDK-AAK-NISMA, u shpreh i bindur se do të arrijë të formojë qeverinë e re brenda afateve kohore:

“Formimi i qeverisë do të bëhet në përputhje me detyrimet kushtetuese, me mandatin kushtetues. Por nuk shohim vështirësi sa i përket formimit të saj.”

Raporti i OSBE
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka bërë të ditur se zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë janë zhvilluar “pa parregullsi apo incidente të mëdha”.
Pjesa më e madhe e parregullsive sipas OSBE, ka pasur të bëjë me “mospranimin e kartave serbe të identitetit të disa votuesve dhe me raste të votimit të dyfishtë ose shumëfishtë”, çështje që janë zgjidhur shpejtë.
Raportin e plotë OSBE pritet ta publikojë pasi të këtë mbaruar plotësisht procesi i numërimit të votave dhe zyrtarizmi i rezultatit.

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix2 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix2 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix2 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix2 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar2 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet2 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore2 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet3 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar4 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook