Përqindja e popullsisë obeze ka regjistruar vetëm rritje në botë që prej vitit 1980, duke u dyfishuar në 73 vende, sipas një studimi.
1 në 10 persona në botë që vuan nga obeziteti. Pesha e tepërt është përgjegjëse për një rritje të sëmundjeve kardio-vaskulare, të diabetit dhe të disa tumoreve.
“Rezultatet e këtij studimi tregojnë një krizë në rritje dhe tronditëse të shëndetit publik në nivel botëror”, nënvizojnë autorët e studimit, që përfshin 195 vende, është publikuar në revistën mjekësore amerikane “New England Journal of Medicine”.
Raporti është bërë gjithashtu objekt i një prezantimi në Forumin e përvitshëm për ushqimin në Stokholm, që parashikon të krijojë një sistem për prodhimin ushqimor më të shëndetshëm dhe afatgjatë.
“Në vitin 2015, 107,7 milionë fëmijë dhe 603,7 milionë të rritur në botë janë prekur nga obeziteti”, theksojnë studiuesit.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu