Rama te Arian Çani rekord shikueshmërie, ja si paraqitet audienca
Prania e Edi Ramës pas shtatë vitesh në studion e Arian Çanit, që gjatë kësaj kohe kishte thënë mjaft fjalë sulmi ndaj Kryeministrit, shkaktoi një intersim të madh që sapo u mësua lajmi. Ky interes është reflektuar edhe gjatë mbrëmjes së djeshme
Sipas Blitz.al, agjencia Abacus, ka publikuar shifrat e audiencës gjatë mbrëmjes së të premtes ku shihet qartë supremacia e Tv Klan duke nisur pas orës 21.12, që ka arritur kulmin në orën 22.00 dhe 23.00 kohë kur Rama ishte në studion e Zonë e Lirë. Në orën 22.00, 33.79 e spektatorëve ndiqnin Tv Klan ku jepej Zonë e lirë, ndërsa shifrat e spektatorëve të ekraneve të tjera janë shumë më të ulëta.e.
Sigurisht, kureshtjen më të madhe e ka shkaktuar kthimi i Ramës në një studio ku nuk shkonte prej 7 vitesh.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu