Finesa e të ngrënit darkë në Bruksel po ngjitet në lartësi të reja, me të apasionuarit aventurierë pas ushqimit që kanë mundësinë të konsumojnë një vakt…mes reve.
Krijuar 11 vite më parë në Bruksel nga David Ghysels, “Darkë në qiell” është zgjeruar tashmë në rreth 60 vende në të gjithë botën.
Këtë vit në Bruksel, ai që në thelb është një restorant ndodhet përballë “Cinquantenaire”, një park publik me godina të ndërtuara nga mbreti Leopold i II, për të shënuar 50 vitet e Pavarësisë së Belgjikës.
Pasi kanë ardhur këtu, klientët, kuzhinierët dhe stafi i kuzhinës ngrihen në lartësinë e 40 metrave në qiell, nga një vinç.
Klientët janë të lidhur në karriget e tyre në tavolina të konceptuara për 21 persona dhe ngrihen lart, derisa mund të shohin të gjithë Brukselin. Pas arritjes në pikën më të lartë, ata shijojnë pjatat e krijuara nga shefat belgë, që përgatisin një vakt dreke dhe dy darka në ditë.
Klientët, që paguajnë nga 285 euro secili për një vend në tryezën e ngrënies, janë entuziastë për gatimin dhe për pamjen unike të kryeqytetit belg.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu