Lidhu me ne

Kioske

Tregtia botërore e armëve, SHBA në vend të parë

Picture_174

Instituti i Kërkimeve për Paqen, SIPRI, ka ofruar të dhëna të reja mbi tregtinë ndërkombëtare të armëve, ku eksportuesi më i madh, Amerika, rezulton të jetë shumë përpara Rusisë, ndërsa blerësit kryesorë janë në Azi dhe Lindjen e Mesme.

Përpara më shumë se një jave, në Konferencën e Mynihut, kryeministri rus Dmitry Medvedev përcolli bindjen e tij se bota po përjeton një luftë të re të ftohtë. Në pjesë të ndryshme të globit ndërkohë ka konflikte të vërteta, siç është ai në Ukrainë dhe ato në Lindjen e Mesme. Në Azinë lindore sjellja agresive e Kinës ka zhytur në alarm fqinjët; në Azine jugore marrëdhëniet mes rivalëve të vjetër, Indisë dhe Pakistanit, mbeten si gjithmonë tmerrësisht të tensionuara.

Në të njëjtën kohë, ka një pasiguri ndërkombëtare në rritje për shkak të kërcënimit terrorist. E nga sa tregojnë qartë të dhënat e institutit me seli në Stokholm, gjendja tepër e tensionuar e sigurisë globale pasqyrohet fare mirë tek lulëzimi i tregtisë së armëve.
Rezultati i kërkimeve të ekspertëve të SIPRIT-t, që për arsye objektive i grupojnë transfertat botërore të armëve në periudha 5-vjeçare, tregojnë se gjatë këtyre 5 viteve të fundit në mbarë botën janë eksportuar 14% më shumë armë se në 5 vitet përpara tyre. Shifrat flasin qartë, sipas SIPRI-t: sa më shumë kriza të ketë, aq më shumë armë do të jenë në qarkullim. Shumica dërrmuese e armëve të shitura në këtë periudhë kanë shkuar në Azi dhe në Lindjen e Mesme.

Sipas institutit të Stokholmit, në zonën mes Gjirit Persik dhe Bosforit importet e armatimeve të rënda rezultojnë të jenë rritur me 61%. India është e para në listën e importuesve, Arabia Saudite e dyta, ndërsa Turqia vjen e gjashta. Më pak armë shiten në Afrikë, kjo për shkak të varfërisë.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Sport3 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix3 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix3 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix3 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix3 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix3 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix3 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix3 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix3 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix3 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook