Luksemburgu është vendi europian me më shumë makina të reja të regjistruara për 1000 banorë – 88, dhe gjithashtu është vendi i dytë në Europë me më shumë makina për 1000 banorë, me 745.
Vetëm Malta e tejkalon këtë raport, me 775 makina për 1000 banorë, ndërsa e treta është Italia me 706 makina për 1000 banorë.
Sa i përket vjetërsisë së automjeteve, shoferët në Luksemburg ngasin makina personale mesatarisht 6,2 vjet të vjetra, ndjekur nga Belgjika me një vjetërsi mesatare prej 7,7 vjet.
Mesatarja e Bashkimit Europian është 10,7 vjet për makinat personale, 10,7 vjet për makinat e lehta tregtare dhe 11,7 vjet për automjetet e rënda tregtare.
Vendet e Europës Lindore janë ata që ngasin automjete më të vjetra: makinat në Poloni janë mesatarisht 17,2 vjeçe, ndërsa automjetet e rënda tregtare në Greqi kanë mesataren më të keqe në rajon, me një vjetërsi mesatare 18,7 vjet, e ndikuar edhe nga kriza e thellë ekonomike.
Kriza ka ndikuar përgjithësisht në vjetërsinë e automjeteve në gjithë Europën, ku vitet e përdorimit janë rritur në mënyrë të vazhdueshme nga viti 2007, kur mosha mesatare e automjetit ishte 8,4 vjet.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu