Janë emisionet më të suksesshme në televizionet shqiptare. Pavarësisht fashës së orarit, në të cilën ata transmetohen këto programe kanë arritur të kenë shikueshmërinë maksimale, duke bërë që jetëgjatësia e disa prej tyre tyre të ketë kaluar dekadën e parë. Por e dini se ku janë simotrat e këtyre programeve, përtej kufijve?! Sepse autorët dhe moderatorët e këtyre emisioneve, nuk i krijuan vetë, pavarëisht se me mjeshtëri dhe profesionalizëm, ata arritën t’i përshtatnin për publikun shqiptar. Bordo ju sjell emisionet origjinale, nga të cilat kanë marrë spunto producentët apo autorët e programeve, për t’i ‘importuar’ në ekranin e vogël (ose të madh), në gjuhën shqipe.
Aldo Morning Show: Zanafilla e këtij programi në Shqipëri nis në vitet 2000 në Top Channel. Asokohe programi quhej ‘Goodmoring’ dhe transmetohej fillimisht vetëm në Top Albania Radio, por pasi drejtuesit e televizonit panë që Aldon Lipe arriti ta bëjë zgjimin e shqiptarëve shumë më të këndshëm, nëpërmjet programit të tij, ata vendosën që ta tranmsetonin në televizion. Mikpritësi Lipe ka preferuar të mbetet enigmatik për publikun, duke mos e shfaqur anjëherë portretin e tij, edhe pse tashmë është në ekran prej shumë vitesh. I fshehur pas mikrofonit të madh, Lipe ka preferuar që programi i tij ta ketë gjithmonë diçka radiofonike. Tashmë prej disa vitesh zgjimin e mëngjesit Aldon Lipe na e bën nëpërmjet ekranit të Tv Klan, me Aldo Morning Show. Por e dini se ku e pa Aldo këtë program, për ta sjellë më pas në Shqipëri?! Pasi ndoqi një specializim në SHBA, duket se emisioni që dëgjonte mëngjeseve atje i la mbresa të mëdha regjisorit Lipe.
Good Morning America është emisioni simotër i programit të mëngjesit në Tv Klan. Përtej Oqeanit ky program ka startuar që në vitin 1975 dhe vijon ende sot. Pra një program që ka plot 47 vite që transmetohet çdo mëngjes në ekranin e ABC. Për vite me radhë ka qenë programi më i ndjekur në SHBA.
E diela shqiptare: Programi maratonë i ditës së dielë në Tv Klan që prej 21 Shtatorit të vitit 2008 është kthyer në argëtimin e familjeve shqiptare për ditën e tyre të pushimit. I vetmi program me një shtrirje tejet të gjatë të kohës televizive, nën moderimin e Ardit Gjebreas është kthyer në një ndër programet më popullore në ekranet shqiptare. Përgjatë 6 orëve të transmetimit, E Diela Shqiptare trajton tema të ndryshme kulturore, ekonomike, sociale, aktuale si dhe lojëra të ndryshme, duke përfshirë të gjitha moshat. Për ata që ndiqnin asokohe programet e shtetit fqinj Italisë, fare lehtë mund ta kenë vënë re që producenti dhe moderatori Ardit Gjebrea spunton e programit të së dielës që solli në Shqipëri, e kishte marrë në emisionin e të dielës në Canale 5, i quajtur Buonna Domenica.
Buonna Domenica: E Diela e parë që u trasmetua ky program ishte në vitin 1985, nën drejtimin e Maurizio Costanzo dhe Corrado. Më tej programi i së dielës do të ndryshonte herë pas here të zotin e shtëpisë, ndërsa puntata e fundit e Buona Domenica ka qenë në vitin 2008, nën drejtimin e Paola Perega.
Një mesazh për ty: Është rubrika më e re që Ardit Gjebrea ka bërë pjesë të programit maratonë të ditës së diel. Në qendër të kësaj rubrike janë historitë njerëzore. Histori me të cilat ne ndeshemi dhe bashkëjetojmë çdo ditë. Njerëz të thjeshtë të cilët duan t’i bëjne një surprizë të dashurve të tyre, duan të kërkojnë një falje të munguar, të bëjnë një falenderim publik për dikë, të dashuruar që duan ta thonë para mijërave shikuese se sa e duan njeriun e tyre të zemrës, të gjithë mund të bëhen pjesë e kësaj rubrike. Në fakt një program i tillë është pritur me kohë dhe i kishte munguar publikut shqiptar. Sepse të gjithë ne e kemi ndjekur emisionin e të shtunave në Canale 5, i cili është i njëjti format me “Ka një mesazh për ty”, por me një ndryshim të vogël, që mjet komunikimi në këtë program është një zarf dhe jo një celular si në rastin e programit të Tv Klan.
Ce Posta Per Te: Pas viteve ’90, në mungesë të programeve shqiptare, shqiptarët kanë ndjekur më kërshëri çdo emision Italian, aq sa arritënm ta përvetësonim pothuasje të gjithë gjuhën italiane. Do të ishte viti 2000, kur moderatorja e njohur italiane Maria De Filippi do të startonte një të shtunë emisionin Ce Posta Per Te. Historitë njerëzore me emocione tejet të forta, e kthyen këtë program në ndër të preferuarit edhe për shqiptarët. Suksesi i Ce Posta Per Te vijon ende sot, pas 17 vitesh dhe që prej fillimit emisioni i është besuar mënyrës tejet origjinale të moderimit të Maria De Filippit.
Pasdite në Top Channel: Pasi shumë prej nesh kanë mbaruar angazhimet e ditës dhe pasditen duan ta kalojnë në shtëpi, tashmë prej mëse shtatë vitesh ekrani i Top Channel, sjell në këtë fashë orari programin “Pasdite në Top Channel. Një program që ndërthur formulën e talk-show-t, me një emision social-kulturor, e me histori njerëzore, duke krijuar një audiencë që përfshin të gjithë familjen, pra të gjitha moshat. Ndonëse sa i përket moderimit, duket se ky emision nuk ka mundur të gjejë mikpritsen që e identifikon pasi nga studio e këtij programi kanë moderuar shumë gazetare në këto vite. Nisi me Arbana Osmanin, Lira Burgija, Genta Popa, Ulpiana Lama, Kozeta Turishta dhe ne fund prej dy sezonesh është Jonida Shehu që po e prezanton emisionin e pasdites në këtë ekran. Por e dinit se cili është programi simotër, nga i cili u mor idea e realizimit të Pasdite në Top Channel?!
Pomeriggio Cinque, është programi që nisi transmetimin e tij të parë më 1 Shtator të vitit 2008, nën drejtimin e moderatores Barbara D’Urso. Do të ishte sërish shteti fqinj Italia, nga i cili edhe ne do të mernim spunto për të realizuar emisionin e pasdites në Shqipëri. Ndryshe nga programi në Top Channel, emisioni i pasdites në Canale 5 e ka prezantuesen e tij historike dhe kjo është pikërisht Barbara e cila nuk është larguar për asnjë sezon nga ky program, që nga viti 2008 e deri në ditët e sotme, pasi ky program vijon ende çdo pasdite në Canale 5.
Zonë e Lirë: Në fakt është zona më e lirë e mundshme që mund të ekzistojë në një studio televizive. Arjan Çani e nisi këtë program 12 vite më parë në ekranin e televizionit TVA dhe ishte një risi për realitetin shqiptar, për mënyrën e moderimit, temave që trajtonte, të ftuarve apo situatave jashtë kornizave që ishim mësuar të shihnim deri atëherë në një program televiziv. Por duket se publikut shqiptar i kishte munguar një format i tillë, pasi shumë shpejt Zona e lirë e Arian Çanit, u kthye në zonën e preferuar të të gjithë shqiptarve të premteve mbrëma. Pasi provoi edhe ekranin e Vizion Plus, tashmë prej disa vitesh ky program transmetohet në Tv Klan. I veshur gjithmonë me të zeza, me Sofinë në krah ( e cila gjithashtu vishet vetëm me të zeza), me përshëndetjen standarte “Mirëmbrëma tokësorë, mirëmbrëma tokësore”, karizmatiku Arian Çani `pret çdo të premte në studion e tij të ftuar nga fusha të ndryshme të artit, politikës, shoëbiz-it, për të bërë shoën e radhës. Si një frankofon Çani nuk mund të mos sillte diçka franceze në Shqipëri, ndaj emisioni i tij është i marë nga një televizioni frances “France 2”.
“Tout Le Monde en Parle”, (E gjithë bota flet), është emisioni frances nga i cili Çani ka marrë inspirimin për Zonë e Lirë dhe e ka përshtatur atë në gjuhën shqipe. Ky është një program që ka nisur në vitin 1998, dhe deri në vitin 2006 është prezantuar nga Thierry Ardison, nga i cili Çani duket se ka marë spunton, pasi edhe moderatori francez dilte në program vetëm me të zeza dhe sa i përket trajtimit të formatit ai e realizonte atë në mënyrë tejet provokative, duke bërë intervista krejt të lirshme edhe plotikanëve duke mos hezituar për t’i pyetur ata edhe rreth seksit.
Xing me Ermalin: Është programi më i ri në Tv Klan, që ka nisur prej shtatorit të vitit të kaluar. Me origjinalitetin dhe humorin me të cilin moderator i programit Ermal Mamaqi, e trajton këtë format ia ka arritur që të bëjë zhurmën dhe të marrë vëmendjen e nevojshme. Një studio krejt ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim në ekranet shqiptare, në të cilën ndodhet vetëm një tavolinë dhe një kolltuk për të ftuarin, të gjithëve kur e pamë për herë të parë, kjo studio na kujtoi emisionet amerikane, në të cilat rëndësi i kushtohet personazhit dhe ato që ai do thotë, dhe jo investimit në studio moderne me shumë drita e prozhektorë shumëngjyrësh. Dhe meqe jemi tek Amerika, Mamaqi ka përshtatur pikërisht programet e përtej oqeanit, madje ai nuk e ka mohuar asnjëherë këtë fakt. Kur para pak muash e akuzuan se emisioni i tij është vjedhur nga program amerikan i moderatores Ellen De Generes, Ermali krejt lirshëm u shpreh se ai asnjëherë nuk ka thënë se ka qenë ide origjinale e tij, duke shtuar me humor: “pse për katunarët shqiptarë do lodh trurin unë?!”
The Ellen Show: Është një ndër programet më të ndjekura në Amerikë. Pothuajse të gjithë personazhet e njohur të shoëbizit botëror janë ulur përballë moderatores Ellen De Genneres, e cila njihet për natyrën e saj të lirshme dhe spontanitetin në program. Nëpërmjet lojrave dhe situatave që krijon me të ftuarit Ellen shpesh nxjerr në pah anë të panjohura të personazheve të shoëbizit. Në prill të këtij viti ajo festoi 20-vjetorin e programit të saj.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu