Vipat shqiptarë që agjerojnë në muajin e Ramazanit
Kemi hyrë në muajin e shenjtë të ramazanit ku si çdo vit besimtarët myslimanë agjerojnë kudo në botë. Edhe personazhe të njohur të ekranit shqiptar e kosovarë kanë shfaqur devotshmërinë e tyre ndaj agjerimit në këtë muaj, pavarësisht angazhimeve profesionale apo temperaturave të larta. I kemi njohur si artistë e politikanë, por a e dinit ju se ishin edhe besimtarë?
Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, një agjeruese e rregullt e ka mirëpritur këtë muaj përmes një postimi një Instagram me thënie nga Kurani. Këngëtarë të tjerë besimtarë që agjerojnë janë Sidrit Bejleri, Shpat Kasapi, Leonora Jakupi, Gili dhe ndonëse jo plotësisht edhe Zajmina Vajsari.
Balerina e T.O.B Isida Mollaymeri është gjithashtu një nga personazhet vip më besimtare, praktikon fenë me devotshmëri të plotë. Ajo agjeron rregullisht prej më shumë se dhjetë vitesh. Mund t’ju duket çudi po edhe politikanët e praktikojnë sakrificën e agjerimit. Mes tyre përmendim Majlinda Bregun, Shpëtim Idrizin, Esmeralda Shkjaun, Enkelejd Alibeajn etj. Agjerim të lehtë të gjithëve! Shfletoni galerinë për të parë se cilët janë disa prej vipave shqiptarë që agjerojnë në muajin e Ramazanit.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu