Pas shtyrjes me një javë të datës së votimeve, dy auditët teknicienë, Andi Erebara dhe Armand Teliti, paraqitën sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, raportin për ekstraktin përfundimtar të listave të zgjedhësve.
Ky fakt e detyroi Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile që të përditësojë listën përfundimtare të votuesve, duke shtuar në të persona, që gjatë kësaj kohe kanë mbushur 18 vjeç dhe duke hequr ata që kanë ndërruar jetë.
Në paraqitjen e ekstraktit përfundimtar, që i takon datës 23 maj, në lista figuronin 3.482.305 zgjedhës. Krahasuar me ekstraktin e datës 8 maj vihet re një rritje e numrit me 412 zgjedhës, kryesisht votues që kanë mbushur moshën 18 vjeç, ndërsa janë hequr ata që kanë vdekur këtë periudhe.
Për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit në total janë 5362 qendra votimi.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu