Që prej hyrjes në Shtëpinë e Basrdhë të Presidentit të ri të SHBA-ve Donald Trump, në media është diskutuar shpesh nëse presidenti do ta mbajë premtimin e dhënë gjatë fushatës për të dalë nga Marrëveshja e Parisit për Klimën. Dje në mbrëmje, Presidenti Trump deklaroi publikisht se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërhiqen nga kjo marrëveshje.
Çfarë është Marrëveshja e Parisit për Klimën?
Marrëveshja e Parisit, miratuar në dhjetor 2015, është një marrëveshje brenda Konventës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për Ndryshimet Klimatike. Marrëveshja hyri në fuqi në 4 nëntor 2016. Synimi kryesor i saj është të reduktojë me forma të ndryshme çlirimin e gazeve karbonike në atmosferë që kanë shkaktuar ndryshime negative në klimë në gjithë botën. Deri më tani marrëveshjen e kanë nënshkruar 195 shtete, përfshirë dhe Shqipëria.
Sipas marrëveshjes, çdo shtet merr përsipër vetë kontributin e saj për të ndikuar pozitivisht në ndryshimet klimatike. Në marrëveshje nuk ekziston asnjë mekanizëm që detyron shtetet të arrijnë objektivat e vetëpërcaktuara në afate specifike.
Ish-Presidenti Obama, që ishte dhe nënshkruesi i marrëveshjes në emër të SHBA-ve, premtoi të dhuronte 3 miliardë dollarë për këtë fond. Një miliardë dollarë u tranferuan nga buxheti i shtetit amerikan përpara mbarimit të mandatit të Obamas.
Kjo marrëveshje është e para e këtij lloji që ka bërë bashkë 195 shtete.
Çfarë do të thotë tërheqja e SHBA-ve nga Marrëveshja e Parisit?
Sipas rregullave të marrëvshjes, Shtetet e Bashkuara nuk mund të dalin nga marrëveshja deri në nëntor 2020, pasi shtetet që kanë nëshkruar nuk mund të kërkojnë të tërhiqen deri në ter vjet pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes. Në rast të plotësimit të këtij kushti, teknikalitetet për daljen nga marrëveshja marrin të paktën një vit kohë.
Në rast se Presidenti Trump nuk rizgjidhet sërish President në zgjedhjet e 2021, pasardhësi i tij mund të rifuste SHBA-të në marrëveshje.
Por ka një opsion tjetër: SHBA-të mund të tërhiqen jo vetëm nga Marrëveshja e Parisit, por dhe nga Konveta e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet e Klimës së vitit 1992. Nëse merret ky vendim, SHBA do të mund të tërhiqej nga të dy marrëveshjet brenda një viti.
Presidenti Trump e quajit marrëveshjen e Parisit një shëmbull të marrëveshjeve që dëmtojnë Shtetet e Bashkuara, jo vetëm financiarisht.
Deri atëherë, mbetet për tu parë se cili do të jetë hapi që do marrë Presidenti Trump, por mund të thuhet me siguri se SHBA-të nuk do t’i dorëzojnë fondit pjesën e mbetur pre 2 miliardë dollarësh.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu