Gazeta prestigjioze amerikane “The New York Times” i ka kushtuar një artikull të veçantë këngëtares me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, e cila ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në industrinë muzikore.
“Jam në qiellin e nëntë. Po përjetoj kohën më të mirë”- ka thënë Dua Lipa në fillim të bashkëbisedimit me gazetarin e “The New York Times”.
“Zonjusha Lipa ka zë të mrekullueshëm, është kantautore dhe performuese e cila është rritur me hite. Idhujt e saj janë Pink dhe Nelly Furtado, së bashku me Kendrick Lamapar dhe J.Cole. Muzikën e saj ajo shpesh e quan “pop i errët”- shkruan The New York Times.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu