Almeda Abazi, vajza që po “shqiptarizon” turqit, të gjithë bashkë këndojnë shqip
Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj Tolgahan Saysiman janë ndër dy personazhet më të dashur për publikun turk. Almeden e shohim shpesh në mediat turke dhe në asnjë moment nuk heziton të tregoje me krenari prejardhjen e saj shqiptare. Këtë e gjë e pëlqen dhe aktori Tolgahan, bashkëshorti i Almedës.
Së fundmi, çifti ka qenë i ftuar në Beyaz Shoë ku i kanë mahnitur të gjithë me një duet në shqip. Fillimisht ka qenë Almeda ajo që ka nisur të këndojë këngën “Kthehu për vete për mua” nga Eranda Libohova.
Më pas, të dy janë ngritur për të kënduar këngën popullore “Jarnane”, me të cilën kanë bërë të gjithë publikun jo vetëm të kërcejnë por edhe të këndojë. Madje edhe publiku i emisionit është parë duke e shoqëruar çiftin në këngën “Jarnane”, që duket se e kanë shijuar.
Edhe në dasmën e tyre çifti është parë të këndojë shqip. Me sa duket Almeda ka nisur t’i mësojë shqipen bashkëshortit të saj nëpërmjet muzikës!
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu