Lidhu me ne

Kryesore

Debati për çmimin Kadare: Reagon Açka, Gjoka dhe Vehbiu

Ndarja e çmimit Kadare me vlerë monetare prej 10 mijë eurosh ka hapur një debat jo vetëm letrar, por edhe për fituesin.
Reagimi i parë ka ardhur nga finalisti i këtij çmimi, Virion Graçi, duke e quajtur “dështim librin fitues në treg”, ndërsa nuk ka vonuar që reagimet të vijnë nga shumë zëra që vlerësojnë por edhe anatemojnë disa momente për këtë çmim.
Jehona e çmimit Kadare, e fituar pak ditë më parë nga shkrimtari Musa Ramadani që njihet gjerësisht për karrierën e tij letrare në Kosovë dhe shumë më pak në Shqipëri duket se mori përmasën e debatit pikërisht për këtë arsye.
Pozicionimi nëse librat fitues arrijnë të çajnë tregun apo njohja e letërsisë jo si dy letërsi shqipe.
Por nga ana tjetër ka reagime edhe për vetë institucionin e çmimit, që për shumë vjet zotëruese e vetme e vlerësimit ka qenë shteti dhe asnjë institucion privat siç po  ndodh me çmimin Kadare që jepet nga Instituti Europian Pashko.
Për këtë publicisti dhe shkrimtari Ardian Vehbiu është një tjetër zë që nuk i ka qëndruar indiferent çmimit “Kadare” të sivjetmë.
E nisur si blog, “Peizazhe të fjalës” e drejtuar nga Vehbiu, hapur prej korrikut 2007 është shndërruar tashmë në një revistë kulturore online duke ndërhyrë dhe bërë faktor në diskurset dhe debatet publike në shqip.
Pikërisht te ky portal, Vehbiu i bashkohet debatit në shkrimin e tij të datës 30 maj, shkruan mbi çmimin Kadare, me titullin “Çmim i përfolur”.
Ndër të tjera Vehbiu shprehet mbi botimet, veprat dhe çmimet që kanë ndjekur Shqipërinë e pas ‘90-s.
Ndërsa për çmimin Kadare thotë: “Përpjekja tani së voni e Fondacionit Mapo, më pas Institutit Europian Pashko dhe UET-it, edhe pse e lavdërueshme në vetvete, nuk arrin ta mbushë zgavrën e krijuar –ngaqë çmimi Kadare iu jepet dorëshkrimeve (ose veprave të pabotuara); dhe ngaqë deri më tash ka qenë shoqëruar me kushtin që këto dorëshkrime t’i botojë pastaj ekskluzivisht UET-i”.
Ndërsa për fituesin, shkrimtarin nga Kosova, Vehbiu ndalet në rrethanat jashtëletrare, me atë që “Tirana dhe Prishtina letrare vazhdojnë të komunikojnë shumë keq mes tyre”.
Debati ka vijuar edhe nga dy protagonistë të tjerë të letërsisë si Flutura Açka, e cila është shprehur:
“Padyshim z. Hans-Joachim Lanksch, emri i Musa Ramadanit i bën nder çmimit. Lexuesit kah Shqipëria lypset të lexojnë më shumë letërsinë tonë të mrekullueshme në Kosovë. Maestro është violinë e parë!”.
Ndërsa Behar Gjoka shkruan: “Ende, letërsia shqipe, që lëvrohet në Shqipëri, Kosovë, në trojet shqiptare apo kudo që jetojnë shqiptarët, vuan ndarjen e monizmit, letërsi jashtë kufijve, e tash letërsi jashtë shteti…Duke harruar se jemi në gjuhën shqipe. Njoh tekste të Virion Graçit dhe më pëlqen. Po kaq kam lexuar ndonjë tekst të Musa Ramadanit dhe hyn ndër prozatorët që më shijon në lexim…Urime Musa Ramadanit… Është heroizëm të hysh në konkurrimet letrare që zhvillohen në Shqipëri, pavarësisht se kush i organizon ato…”.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kioske5 orë më herët

Pse Shqipëria nuk mund të krahasohet me Gjermaninë?

SHKRUAR NGA GJERGJ EREBARA Rama-Merkel Kryeministri Edi Rama dha argumentin e Angela Merkel, kancelare e Gjermanisë për katër mandate, në...

Mix5 orë më herët

Çfarë ndodh pak sekonda para vdekjes?!

Shkencëtarët kanë kërkuar prej kohësh përgjigjen se çfarë ndodh në trurin tonë në momentet para vdekjes. Tani, një ekip neuroshkencëtarësh...

Mix5 orë më herët

5 gjëra për të cilat Ujori ka të drejtë!

Ujori është një individ që preferon të bëjë gjërat sipas mënyrës së tij dhe nuk tërhiqet lehtë. Edhe kur ndihma...

Aktualitet7 orë më herët

Paralajmërimi i fortë i Arben Malajt: Po diskutohet të kthehemi në Republikë Presidenciale

Eksperti i Ekonomisë, Arben Malaj ishte i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku tha se në...

Radar7 orë më herët

Topalli lavde ‘idhullit’: Nuk ka njerëz në PD që zëvendësojnë Berishën

Jozefina Topalli “Partia Demokratike është e vetmja alternativë. Ka treguar që di të qeverisë, ka treguar që ka ditur të...

Mix7 orë më herët

Ankthi dhe depresioni shtohen gjatë dimrit, mjekia psikiatre: Mungesa e vitaminës D, shkaku kryesor

Në dimër çrregullimet mendore bëhen edhe më të shpeshta. Mjekja psikiatre, Irena Thoma tha se kjo periudhë ka shtuar numrin...

Mix8 orë më herët

Arsyet pse një mashkull tradhton edhe pse e do partneren e tij

Asgjë nuk duket më keq se të të mashtrojnë dhe të dëgjosh gënjeshtrat e dikujt që ti dashuron shumë. Njerëzit...

Mix8 orë më herët

7 cilësi jo fizike që e bëjnë një femër tërheqëse dhe simpatike

Kur flasim për tërheqjen dhe sharmin e një femre, shpesh fokusohemi tek pamja fizike. Megjithatë, ka shumë cilësi jo-fizike që...

Mix8 orë më herët

“Nuk jam bipolar”: Kanye West zbulon se në fakt, ka autizëm!

Kanye West pretendon se ka autizëm dhe beson se eshte diagnostikuar gabimisht me çrregullim bipolar në vitin 2016. Ai tha...

Mix8 orë më herët

Shenjat e horoskopit që nuk e braktisin martesën, edhe në kushtet më të vështira!

Tre qenkan shenjat e horoskopit, te cilat i qendrojne besnike marteses edhe në kushtet më të vështira: DemiDemi është i...

Facebook