Lidhu me ne

Temporal

Europa ime dhe katundet e botës

Europa ime dhe katundet e botës – Anila Wilms

 

Kongresi i Kishës Evangjelike njihet si një ngjarje spirituale që feston forcën e dashurisë, rolin paqësor të fesë dhe frymën ekumenike. Dhe vërtet, etja për shëlbim është e gjithëgjendshme nëpër botë. Përsa i përket sferës shpirtërore, ka një marrëveshje mes gjithë sistemeve të besimit gjatë historisë njerëzore: Qëllimi i tyre përfundimtar mbetet unio mystica, shkrirja e çdo gjëje me gjithçka, rilidhja me origjinën, përjetësia e shpirtit.
Por këtë vit Kongresi Kishtar po shfaq një notë të theksuar politike. Protagonistët e tij duket se kanë rënë në një mendje lidhur me çështjet e ngutshme të kohës sonë: Refugjatët dhe migracioni, marrdhëniet me islamin, uniteti i Europës. Dhe këto janë më tepër të natyrës laike sesa qiellore.
Në thelb, konfliktet e sotme janë rezultat i zhvillimit teknologjik – i lehtësimit të skajshëm të udhëtimit dhe shpikjes së komunikimit virtual, që lejojnë kontakte gjithnjë e më të dendura mes njerëzve dhe kulturave.
Ky zhvillim vjen bashkë me ideologjinë e vet, të mbështetur nga një shtresë endacakësh modernë në rritje: Biznesmenë, diplomatë, konsulentë, korrierë, zbulues, ndërmjetës, botëshëtitës, kapërcyes kufijsh, urandërtues. Por, sado i rëndësishëm roli, sado i fuqishëm zëri i tyre: Ata janë dhe mbeten një pakicë.
Pjesa më e madhe e banorëve të tokës janë sedentarë që i qëndrojnë besnikë vendit të lindjes për gjithë jetën. Dhe këta njerëz janë të trembur nga ky zhvillim. Bota po bëhet një vend i ngushtë dhe i zhurmshëm, po kërcënohen hapësirat e mbrojtura, oborret shtëpiake. Ethshëm po shtrohet pyetja: Kush jam unë, kush je ti, dhe ç’marrëdhënie do të kemi me njëri-tjetrin?
Është fjala për gjëra konkrete: vlerat, shijen, trashëgiminë, mënyrën e jetesës. Nuk ka lidhje me qiellin dhe botën e përtejshme, por me identitetin njerëzor këtu në tokë. Me parimin e egos, me parimin e un-it. Me nevojën ekzistenciale të njeriut për të qenë unikal përmbi dhè. Me pyetjen: Përse ja vlen të jetohet?
Kush beson se dallimet kulturore mund të balancohen, madje eliminohen me anë të komunikimit, bën një gabim fatal. Sado të përparojnë teknologjitë e lëvizjes e të komunikimit, njeriu mbetet një pjellë e tokës, me nevojën e pashlyeshme për të qenë i rrënjosur thellë në të.
Sipas mitit, në fillim ishte Gaia, Toka Nënë. Pastaj, meqenëse ndjehej e vetmuar, ajo krijoi Uranosin, Qiellin, që ta mbështillte dhe t’i bënte shoqëri.
Identiteti i njeriut kushtëzohet nga vendi ku lind dhe rritet. Çdo pëllëmë e kësaj toke ka karakterin dhe bukurinë e vet, ka traditë të lashtë të ngritur nga brezat nëpër shekuj, ka atë që quhet genius loci. Peisazhi, klima, kuzhina, zakonet dhe feja përherë shkojnë së bashku.
Historia ka njohur gjithmonë vende që shpallen të hapura: Vende të takimit, të shkëmbimit, të qëndrimit të përkohshëm, porte të lira, panaire, metropole tregtare. E prapë bota jonë është një grumbull “katundesh”, dhe ashtu do të mbetet, përsa kohë që fëmijët nuk rriten në anije kozmike. Njeriut i qan zemra për katundin e tij, për strehën e vendlindjes e vatrën familiare, pa të cilat jeta është e pamundur. Në sagat e legjendat, heroi në fund kthehet në shtëpi, ku plaket dhe u tregon nipërve aventurat e rinisë në vende të huaja.
Marrdhënieve ndërmjet katundeve të botës janë njësoj si marrdhëniet mes individëve. Se ç’është një marrdhënie konstruktive, për këtë kemi rënë dakord prej kohësh: Vetëm individë me personalitet dhe identitet të qartë, me nivel pak a shumë të barabartë dhe me respekt për kufijtë e njëri-tjetrit janë të aftë të ndërtojnë një marrdhënie të shëndoshë, ku ruhet drejtpeshimi mes marrjes dhe dhënies. Në fund të mardhënies, secili nga partnerët ka pësuar zhvillim, rritje. Aty ku këto kushte mungojnë, marrdhënia bëhet destruktive dhe herët a vonë prishet.
Gjermania ende ka vështirësi të madhe përsa i përket identitetit të saj, ç’ka është e kuptueshme nisur nga historia e Luftës së Dytë. Por gjermanët e sotshëm kanë plotësisht të drejtë të jenë krenarë për katundin e tyre, që është bërë ndërkaq një nga më të rregulltit, më të pastrit dhe më të drejtët në botë. Atyre që vijnë nga jashtë dhe sjellin me vete të mira, si zell, dituri, aftësi, ambicie, fantazi, humor, ose se paku miqësi, mirënjohje dhe gatishmëri për t’u përshtatur, Gjermania u ofron diçka jashtëzakonischt të vyer: hapësirë për shpalosje, mundësi reale për të realizuar potencialin individual. Prandaj ata që s’janë të interesuar për këtë lloj shkëmbimi s’kanë vend në Gjermani.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix3 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix3 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix3 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar3 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix3 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix4 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix4 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske4 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix5 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook