- “E bëtë shtetin kashtë e koqe.
- Si mund të luftohet varfëria me rrush e kumbulla?!
- “Gjobat janë të larta sepse janë për ata që shkelin ligjin. Përse burg? Po burgu për çfarë është bërë, për çfarë është bërë burgu? Është bërë t’ju presë ju? Është bërë të rrijë bosh e t’ju presë ju kur t’ju vijë rradha që të ketë drejtësi në Shqipëri? Jo.”
- Nuk keni pushtet tjetër, i jepni urdhër gojës që të shqyhet pa arsye. Ky është pushteti juaj që ne nuk jua kontestojmë dot, edhe kur e shqyeni për të shpif edhe kur e shqyeni për të qeshur.”
- “…sepse këta bëjnë garë kush gënjen më shumë, sepse sa më shumë të gënjesh aq më shumë i afrohesh të zotit të shtëpisë që është pastaj gjenerator i zjarrit në pantallona.”
- “T’ju flas ju për arsimin është njësoj si të predikosh kulturë në stallë.
- “Mos nxirrni nga goja gjëra që nuk janë në funksion të saj për të nxjerrë. Goja nuk është e formuar për atë veprimtari, ka të tjera territore që e bëjnë atë veprimtari.”
- “Hidheni përpjetë se dikush jua tha atë që në fakt nuk jua tha. E mora fjalën për të kërkuar mëshirë për shumicën e të pranishmëve sepse ky [i drejtohet Edi Palokës] ka orën të fitojë çorbën dhe garantoi bukën e përditshme. Mëshirë për zotërinë.”
- Ju jeni te kali te shtegu dhe horizonti.”
- “Ti s’ke respekt për pulat se të duket vetja më i mençur se një pulë, kurse unë duke të parë ty më rritet respekti për pulat. S’ke respekt për pulat mos bë si gjel.”
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu