Polemika për çmimin ‘Kadare’/ Agron Tufa: Musa Ramadani një maestro i vërtetë
Shkrimtari Agron Tufa, një nga njohësit më të mirë të letërsisë të të gjitha trojeve ku flitet shqip, ka reaguar për fituesin e sivjetëm të çmimit “Kadare” që ndahet nga Instituti Evropian “Pashko”, duke u shprehur se, për shkrimtarin nga Kosova, Musa Ramadanin, “përse të mbetet të “zbulohen” kur ata tashmë kanë lënë prapa një raft biblioteke me tituj?
Musa Ramadani është “i fundmi i mohikanëve”…një meastro i vërtetë”. Tufa reagon pas polemikave që e kanë shoqëruar këto dy ditë garën finale për çmimin Kadare.
Në rrjetin e tij në facebook Tufa shprehet: “Këto janë vetëm disa nga titujt e romaneve te shkrimtarit Musa Ramadani, fitues i çmimit “Kadare” 2017.
Ka një paradigmë moderniteti në Kosovë që nis nga Pashku, Beqir Musliu, Ymer Shkreli, Teki Dërvishi deri tek Musa Ramadani (nuk pretendoj t’i kem thëne te gjithe emrat), nje shkrim me tipare të theksuara të postmodernes në truk, ne gjuhë, në mjetet e lojës që përbëjnë dhe estetikën e këtij shkrimi.
Pyetja shtrohet: a e trajtojnë vallë këtë linjë pedagogët e letërsisë shqipe në Prishtinë e Tiranë? Po në gjimnaze? Përse mbetet të “zbulohen” kur ata tashmë kanë lënë prapa një raft biblioteke me tituj? Musa Ramadani është “i fundmi i mohikamëve” të kesaj tradite… një maestro i vërtetë”.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu