Adi Haxhiymeri, biznesmeni i PAA-së i 13-i në listat e PD-së në Tiranë
Adi Haxhiymeri, sipërmarrës i suksesshëm që drejton fabrikën më të madhe të miellit dhe të përpunimit të drithërave në Shqipëri, është një nga biznesmenet që konkuron në listat e Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës.
Haxhiymeri rrjedh nga një familje me rrënjë 100 vjeçare në Tiranë dhe ka njohje dhe simpati shumë të gjera në Kryeqytet.
Adi Haxhiymeri ka lindur në Tiranë në 28 janar 1964 dhe ka përfunduar studimet universitare pranë Fakultetit të Ekonomisë të Tiranës.
Ndonëse ishte i destinuar të udhëhiqte listën e Partisë Agrare Ambientaliste në qarkun e Tiranës, në zgjedhjet e 25 qershorti do të jetë një nga tre kandidatët e PAA-së në listat e PD-së.
Sipërmarrësi dhe Kryetari i Shoqatës së Industrisë Përpunuese të Miellit, është një nga zërat më të forta në mbrojtie të prodhimit dhe produkteve shqiptare.
Haxhiymeri gëzon një primat të veçant për sa i përket rrugëtimit të tij si sipërmarrës. Sipas arkivave të tatimeve te Kryeqytetit, kompania e parë e regjistruar ka qenë pikwrisht ajo e z.Haxhiymeri, pra ai gëzonte matrikullën 001.
Në fushën e përgjegjësisë sociale, komania e z. Haxhiymeri, në bashkëpunim e programin USAID, ka financiuar restaurimin e simbolit të Kryeqytetit, Kullën e Sahatin, një monument kulture i kategorisë sëparë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu