Lidhu me ne

Kryesore

Laert Vasili: LSI, lëvizja e duhur për vendin, ku të rinjtë dëshirojnë të aspirojnë


Laert Vasili: LSI, lëvizja e duhur për vendin, ku të rinjtë dëshirojnë të aspirojnë

Alma Çuka-KohaJone
Aktori dhe regjisori i njohur Laert Vasili i është bashkuar së fundmi Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ai jep një mesazh për të gjithë rininë shqiptare kudo ndodhet
Pas 20 vitesh të suksesshme në skenën e Teatrit Grek, aktori dhe regjisori i njohur vendos përfundimit të rikthehet në vendin e tij dhe të jap më të mirën për të. Por rikthimi i tij tashmë nuk shihet vetëm në Teatrin Kombëtar, aty ku për tre vite rresht ka spikatur me vënien në skenë të disa pjesëve teatrale. Ai tashmë ka vendosur të jap kontributin e tij edhe në politikë. Të njëjtën përvojë e kishte nisur edhe në shtetin helen, kur vendosi t’i bashkohej partisë së Syrizas. Por këtë radhë i është bashkuar fushatës së partisë Lëvizja Socialiste për Integrim. Thotë se e pranoi me kënaqësi ftesën që i është bërë nga kryesia e kësaj partie për të qenë pjesë e fushatës për zgjedhjet e 25 qershorit. Ndërkohë që është shumë i bindur se do të japë nga vetja e tij gjithë eksperiencën e marrë në shtetin grek. Ka marrë një angazhim. Do të flas me të rinjtë në të gjithë vendin. Do japë për ta mesazhin e madh, atë të mosbraktisjes së vendit, por bashkimit për një të ardhme më të mirë. E për këtë thotë se forca politike që është më parë aspiratave të të rinjve është LSI. Nuk është kundër largimit të të rinjve nga vendi për të marrë në një vend të Evropës, kulturën, informacionin dhe çdo përvojë pozitive. Por thotë se këtë kulturë duhet ta sjellin në vendin e tyre dhe të bëjnë më të mirën për të.
Ju ishit në Greqi. E latë atë vend dhe u kthyer këtu. Çfarë ju shtyu të ktheheshit?
Unë kam bindjen se të gjithë moshatarët e brezit tim zgjidhjen më të mirë që bënë është të shkonin jashtë dhe të merrnin atë lloj kulture, informacioni dhe qytetarie nga Europa Perëndimore dhe atë gjë ashtu sikundër bënë dikur figurat e ndritura të rilindjes shqiptare si Fan Noli apo Faik Konica nga të cilët ne u frymëzuam gjatë viteve të shkollës, ta sillnin për këtë Shqipëri që është gjithnjë në nevojë. Duke pasur një karrierë 20 -vjeçare në Greqi, një merak apo një dëshirë e paplotësuar ishte se unë kam përfaqësuar Greqinë në disa festivale ndërkombëtare duke i dhuruar 3 çmime të para në teatër si regjisor. Kam pasur një dëshirë të madhe gjithmonë të përfaqësoja Shqipërinë dhe jo Greqinë, por Greqia më dha mundësinë. Dhe pas kësaj periudhe 20 vjeçare vendosa të kthehesha në Shqipëri pikërisht për këtë gjë, për të ndihmuar me atë që unë kam mësuar andej në karrierën time qoftë dhe me bashkëpunëtorët e mi që kam sjell të paktën ne dhjetë vjetarin e fundit si regjisor teatri si regjisor filmi pa pasur asnjëherë ndihmë nga shteti zyrtar shqiptar. Kështu që duke u rritur në një imperializëm të egër artistik siç është Athina një nga këndet e trekëndëshit evropian të teatrit së bashku me Berlinin dhe Londrën thashë se do ishte më mirë të kthehesha dhe të ndihmoja më mirë vendin time.
Pak ditë më parë iu bashkuat Lëvizjes Socialiste për Integrim?
Iu përgjigja një ftese të sinqertë.
Pse pikërisht LSI dhe jo një partie tjetër? Çfarë gjete të përbashkët tek kjo parti?
Ka një veçanti. LSI është një lëvizje dhe të tjerat janë parti. Që në krijimin e saj në formulimin e emrit të saj ne nuk kemi fjalën parti dhe kjo është e rëndësishme për mua. Kjo është krijuar në vitet e pluralizmit politik dhe nuk është derivat i partive të punës si janë dy të tjerat ku pas vitit 1991-1992 Partia e Punës u kthye në Partinë Socialiste dhe Partia Demokratike e krijuar më pas në radhë të saj ka pasur njerëz në pushtet apo afër pushtetit apo në bllok si mund të thuhet. Kjo është një parti që nuk ka njerëz të cilët kanë pasur lidhje me pushtetin më përpara. Duke vërejtur skenën politike Shqiptare unë pash që LSI i mëshon shumë çështjes së papunësisë kryesisht tek të rinjtë Shqiptar. Për mua kjo është një plagë për shoqërinë shqiptare dhe migrimi i të rinjve sidomos hemorragjia e trurit është ajo e cila mund të shpartallojë organizmin e kësaj shoqërie dhe të ardhmen e një kombi. Në programin e kësaj partie unë pashë uljen e papunësisë nga 30 % në 15 % gjë që është një projekt mjaft ambicioz. Pra, përgjysmim të saj. Pastaj dhe ftesa që më bënë nga kryesia, mënyra se si më pritën, më krijuan një ndjesi të sinqertë dhe të ngrohtë dhe kështu vendosa t’i bashkohesha kësaj lëvizje kryesisht për punën me të rinjtë.
Cili do të jetë angazhimi juaj konkret në këtë parti?
Angazhimi im do të jetë bashkëbisedimi me të rinjtë ashtu si bëra pak ditë më parë tek kompleksi Dinamo lagja e “Tiranës së Re”, aty ku unë jam rritur, si bëra tek fusha “Ali Demi”. Do vazhdoj dhe nëpër zona të tjera brenda Tiranës dhe në rrethe të tjera dhe duke i mëshuar faktit se sa më shumë të rinj të angazhohen dhe të jenë përgjegjës për fatet e vendit, aq më mirë dhe të ndërgjegjshëm do jenë për të ardhmen e këtij vendi.
Si e shihni situatën politike, po bashkëqeverisja?
Sa për politikën në Shqipëri duhet të sqarojmë një herë se çfarë është politika. Politika vjen nga helenishtja që do të thotë qytetari. Në deklaratat e tilla si do të tërheqim zvarrë, do të thyejmë xhamat, do djegim gomat, nuk ka qytetari. Vendimi për t’u futur në zgjedhje dhe për të bërë zgjedhje paqësore më duket i drejtë dhe unë e përshëndes, paçka pazareve që bëhen pastaj, unë të jap dy e ti më jep tre. Këto janë çështje që i ka vuajtur populli shqiptar që nga tradhtia që Hamzai i bëri Gjergj Kastriotit më vonë te mosbashkimi i Bushatllinjve me Ali Pashë Tepelenën për të formuar një shtet të pavarur brenda Perandorisë Otomane, përplasja që pati Zogu me udhëheqësin e Revolucionit Demokratiko Borgjez në qeverinë e qershorit 1924 udhëhequr nga Fan Noli. Në vitet e fundit historia shqiptare ka treguar, se ne dimë shumë mirë ç’të bëjmë me luftën. Ne paqen nuk dimë si ta menaxhojmë. Prandaj dhe, nëse mund ta quajmë kështu, angazhimi im konkret është me rininë dhe unë jam që kjo rini të shkojë të marrë eksperiencën jashtë, por ta sjell këtu. Sepse nuk është mirë që të rinjtë që dalin jashtë, për shembull në Greqi, se unë atje jetova 20 vjet, kur kthehen në Shqipëri kanë harruar gjuhën e tyre. E ndjejnë veten më tepër grekë se sa shqiptarë, e ndjejnë vetëm më tepër italianë se sa shqiptarë.
Rikthehemi pak tek teatri. Çfarë i mungon teatrit në Shqipëri?
Shteti duhet të bëjë më shumë për teatrin. Aktualisht duke parë përhapjen e madhe që ka marrë kryeqyteti është e nevojshme ndërtimi i disa godinave. Kjo është primare. Duhen të paktën 10 godina dhe të jenë të përqendruara në disa pika kryesore e jo vetëm në qendër. Kjo do t’i jepte frymë teatrit.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix2 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix2 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar3 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix3 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore4 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix4 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport4 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix4 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix5 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook