Olsi Çukaj, kandidati i Dukës që braktisi Zvicrën për Fierin
Listat e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 qershorit befasuan me një pjesë të kandidatëve për deputet. Shumë prej tyre përbëjnë një risi absolute për politikën shqiptare.
E tillë është edhe kandidatura e Olsi Çukaj, djaloshi 25 vjeçar që braktisi Zvicerën për të kryesuar listën e Partisë Agrare Ambientaliste në qarkun e Fierit.
Në kontekstin e ri politik, pas marrëveshjes Basha-Rama, Olsi është një nga tre kandidatët e PAA-së që do të kandidojë në listat e PD-së. Në zgjedhjet e 25 qershorit ai do të renditet i pesti në listën e demokratëve në qarkun e Fierit.
Olsi ka studiuar për Hoteleri-Turizëm në Zvicër dhe, në kundërtendencë me shumë bashkëmoshatarë, zgjodhi të kthehet në Shqipëri për të dhënë kontributin e tij në qytetin e lindjes.
Ndonëse momenti ekonomik dhe politk nuk është nga më të mirët, kthimi në Shqipëri i të rinjëve si Olsi Çukaj ngjallë shpresë tek qytetarët, të cilët tanimë shohin me sy nazik fytyrat dhe emrat e vjetëruara të politikës shiptare.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu