1.Gargare me ujë dhe kripë: Kjo është receta klasike që kanë gjyshet për lehtësimin e dhimbjeve të fytit. Në një gotë shtoni 200 ml ujë të vakët dhe 1 lugë çaji kripë të jodizuar. Përziejini vazhdimisht derisa të tretet kripa dhe bëni gargare gjatë gjithë ditës. Shija mund të mos jetë shumë e këndshme, por do të funksionojë menjëherë. Ky trajtim i thjeshtë lufton inflamacionin e mukozës së membranës së fytit.
2.Recetë me mjaltë dhe limon: Një nga antibiotikët më të mirë natyrorë për të lehtësuar dhimbjen e fytit është kombinimi i mjaltit dhe limonit pasi lufton mikroorganizmat që shkaktojnë infeksionin e fytit, si dhe shërben në të njëjtën kohë për të qetësuar kollën dhe problemet me frymëmarrjen. Në një enë shtoni lëngun e një kokrre limoni dhe dy lugë gjellë mjaltë natyral. Përziejini bashkë dhe konsumojini ashtu çdo mëngjes dhe mbrëmje, ose tretini në ujë dhe mund t’i pini gjatë gjithë ditës.
3.Recetë me mjaltë dhe kanellë: Edhe në këtë recetë nuk mund të mungonte mjalti, i cili njihet për vlerat e shumta ushqyese. Jo më pak e rëndësishme është kanella, e cila ka në përmbajtjen e saj antioksidantë dhe përbërës me veti anti-inflamatore. Kombinimi i të dyjave dezinfketon laringun dhe lufton bakteret. Zieni një litër ujë dhe shtoni në të 3 lugë gjelle mjaltë dhe 3 lugë gjelle kanellë. Lëreni të valojë edhe disa minuta duke e përzier vazhdimisht, pasi të jetë ftohur pijeni.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu