Lidhu me ne

Temporal

Prejardhja e romëve dhe kalimi nga India në Mesdhe

Në të kaluarën ka patur shumë  teori mbi origjinën e romëve. Grupet e para arritën në Evropën Qendrore dhe Perëndimore në shekullin e 15 dhe 16 dhe u quajtën “Ciganë” dhe “Saraçenë”. Në të njëjtën kohë filluan të qarkullojnë teori të çuditshme mbi origjinën e tyre. U konsideruan pasardhës të Noes dhe birit të Kamit, apo priftërinjve dhe perëndeshës egjiptiane Isidës.  Fakti që romët nuk kanë qenë asnjëherë një komb i lidhur me traditën e shkrimit e ka thelluar edhe më shumë këtë mister.
Përgjigjia e pyetjes se nga vijnë romët doli nga studimi i gjuhës së tyre (rome). Në shekullin e 18-të, studiuesi anglez William Marsden gjeti marrëdhënien që ekziston ndërmjet kësaj gjuhe dhe dialekteve indiane të Hindi dhe Punjabi. Donald Kenrick në librin “Ciganët nga India deri në Mesdhe” shkruan se popullsia e njohur si “roma” emigroi nga India në Perëndim përmes Persisë, ku bënë martesa të përziera me persët, duke krijuar një popull të quajtur dom ose rom. Më vonë shumë prej tyre emigruan në Europë. Pasardhësit e tyre janë romët modernë.
Shahu i Persisë Ardasir që mbretëroi nga 224 në 241 pushtoi Indinë Veriore, rajon që ndodhet në Pakistanin e sotëm dhe e përfshiu në shtetin e tij. Kështu që shumë indianë shkuan në Persi, duke kaluar nëpër Lindjen e Mesme. Kanë qenë fermerë, barinj, mercenarë, muzikantë, tregtarë dhe madje edhe kontabilistë!
Më 462 arabët pas pushtimit të Persisë mbërritën në Indi. Shumë shpejt ata sollën një numër të madh të indianëve në Lindjen e Mesme duke i vendosur me forcë në zonën moçalore në brigjet e lumit Tigër. Popullsia vendase u revoltua kundër arabëve, por pas 14 viteve të pavarësisë relative u mund nga arabët. Të mundurit u vendosën në verilindje, të Chainekin dhe Ainzarvo (834) në kufirin e Perandorisë arabe dhe bizantine. Prej andej mendohet se kanë kaluar në qendrën e Perandorisë Bizantine në Konstandinopojë dhe më pas në Ballkan dhe gjithë Europën.

http://www.protothema.gr/stories/article/683158/roma-apo-tin-india-sti-m…

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix3 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix3 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix3 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar3 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix3 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix4 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix4 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske4 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix5 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook