Lidhu me ne

Gatime

Frutat më të rëndësishme për fëmijët

TE GJITHA FRUTAT JANE TE MIRA, POR DISA PREJ TYRE JANE TE PAZEVENDESUESHME

Pjepri, 19kalori ne 100gr

I pasur ne elektrolite dhe vitamine C, plot me beta karroten dhe uje, ky eshte pjepri. Sa me e erret ngjyra e tij, aq me i ushqyeshem eshte ai. Vajzat qe hyjne ne moshen e pubertedit mund ta preferojne pjeprin per shendetin e lekures se tyre. Permbajtja e larte ne uje e pjeprit, i ruan femijet nga dehidratimi.

Boronicat, 57kalori ne 100gr

Thesar i ushqimit, boronicat (vecanerisht ato te egrat), jane nder armet me te fuqishme kunder stresit, infeksioneve, shperqendrimit dhe agjenteve kanceroz. Me nje nga antioksiduesit me te fuqishem, ato zene vend ne majen e listes se ushqimeve me force antioksiduese. Ngjyra blu e tyre eshte pergjegjese per forcimin e memories dhe shendetit te trurit, sidomos per femije qe mesojne fort. Boronicat mbeshtesin shqisen e shikimit gjithashtu. Konsumi i ketij fruti ne vegjeli, perben ngritjen e themeleve shume te forta ne parandalimin e semundjeve kardiovaskulare dhe kancerogjene ne moshe te rritur.

Portokalli, 37kalori ne 100gr

Ky frut eshte burimi kryesor i vitamins C, nje lende ushqyese qe perfshihet ne pothuaj gjithcka – nga mbyllja dhe sherimi i plageve, qetesimi i alergjive, parandalimi i semundjeve kardiovaskulare dhe kanceroze, si dhe shmangja e artritit dhe anemise si pasoje e mungeses se hekurit. Portokalli, eshte burim shume i rendesishem edhe i acidit folik, nje vitamine qe luan rol kyc ne formimin e AND-se sone dhe rruazave te kuqe. Portokallet ndihmojne shume femijet qe kane infeksione te mushkrive dhe azem.

Luleshtrydhet, 27kalori ne 100gr

Keto fruta te mrekullueshme me ngjyre te kuqe forcojne zemren, ulin rrezikun e kancerit, permiresojne shikimin, parandalojne alergjite, dhe qetesojne dhimbjet. Luleshtrydhet jane plot me fibra dhe vitamine C. Ky frut eshte gjithashtu i shkelqyer per femije qe mesojne dhe jane para testeve apo provimeve, pasi forcon shume memorien e ngjarjeve te fundit. Nje nder atributet me interesante te luleshtrydheve, eshte edhe mbrojtja kunder helikobakterit – nje mikrob qe shkakton ulcer ne stomak dhe predispozon per zhvillim kancerogjen te tij.
Kujdes: mos blini luleshtrydhe jashte sezonit apo nese nuk jeni te sigurt qe nuk jane sperkatur me pesticide, pasi jane nder ushqimet me perthithshmeri shume te larte te tyre.

Kajsite e thata, 158kalori ne 100gr

Kajsite e thata permbajne kalium, hekur, kalcium dhe beta karroten. Per femijet qe nuk konsumojne shume ushqim, ky frut i thare eshte burim lendesh ushqyese me dendesi te madhe ne volum te vogel. Nese femijet kane ngerce te shpeshta, merren me aktivitet fizik intensiv dhe jane ne periudhe rritjeje te shpejte, kajsite e thata jane nje zgedhje ideale.

Kivi, 49kalori ne 100gr

Ky frut ben pjese ne familjen e manaferrave dhe farat e tij jane nga me te ushqyeshmet. Sipas nje konstatimi te Kolegjit Amerikan te Ushqimit, kivi renditet ne 27 frutat me te shendetshem per femijet, duke qendruar mbi mollet, bananet dhe pjeshket. 1 kivi ne dite, mund te korrigjoje nje demtim te nje sekuence te AND-se, e cila percjell informacionin gjenetik, nje demtim i cili mund te kete pasoja fatale. Femijet qe konsumojne kivi shpesh, vuajne shume me pak nga veshtiresia ne frymemarrje, kolla e nates dhe rrufa. Pra, shprehja “nje molle ne dite, doktorin e mban larg” sot eshte bere “nje kivi ne dite, doktorin e mban larg”.

Kos me fruta per mengjes – nje vakt i kompletuar per femijet

  • 150ml kos natyral
  • 2 luge te medha tershere
  • 2 luge te vogla fara chia
  • ½ kivi ose 3-4 luleshtrydhe te stines
  • 2 kajsi te that ate prera ne copeza te vogla
  • pak lekure portokalli te grire (portokall vendi)
  • 2 luge te vogla arre kokosi te grire
  • 1 arre te thermuar
  • 1 luge te vogel mjalte ose 1luge recel boronice

Pergatitja:

  1. Perzieni kosin me tersheren dhe e lini gjithe naten ne frigorifer
  2. Ne mengjes i shtoni mjaltin dhe e perzieni qe te shkoje ne menyre te njetrajtshme. i shtoni gjithe perberesit e tjere dhe eshte gati./Blerinadiet.al
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Kuptimi i vërtetë i emrit artistik të The Weeknd

Emri artistik i The Weeknd ka ngjallur gjithmonë kuriozitet mes fansave. Së fundmi, një diskutim në Reddit ka sjellë në...

Mix2 ditë më herët

Del Kalendari i Ramazanit për 2025/ Ja çfarë duhet të dinë besimtarët për muajin e shenjtë

Të shtunën e ardhshme, më 1 Mars 2025 besimtarët myslimanë në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut,...

Mix2 ditë më herët

Ushqimet që duhet të konsumoni më shumë pas të 50-tave

Nëse jeni mbi 50 vjeç, me siguri keni vënë re se ushqimi ju ndikon pak më ndryshe sesa kur ishit...

Mix2 ditë më herët

Sipas Harvard, këto ushqime ushqejnë trurin

Ashtu si nuk ka asnjë pilulë magjike që mund të eliminojë përkeqësimin që ndodh me kalimin e viteve në funksionet...

Mix2 ditë më herët

Ulçera e stomakut – Plani ushqimor që ju vjen në ndihmë

Para viteve 1980, për ulcerën e stomakut fajësohej zakonisht stresi ose ushqimet pikante, por tani e dimë se ulcera nuk...

Mix2 ditë më herët

iPhone 17 Pro do të përmirësojë regjistrimin e videove

Ndërsa linja e iPhone 17 është ende rreth 7 muaj larg prezantimit, thashethemet për pajisjet vazhdojnë të shfaqen. Mark Gurman...

Mix2 ditë më herët

A E KENI PARË ENDE ‘CASSANDRA’ NË NETFLIX? | Një serial i ri drithërues që sfidon teknologjinë dhe frikën

“Cassandra” është një miniseri gjermane e lëshuar në Netflix më 6 shkurt 2025, që kombinon elemente të trillimit shkencor dhe...

Mix2 ditë më herët

Melania Trump, e cila jeton sa më larg të mundet Shtëpisë së Bardhë (dhe burrit të saj?)

Të gjithë vëzhguesit amerikanë ishin të bindur se Melania Trump, pas ceremonisë së inagurimit të Donald, do të qëndronte sa...

Mix2 ditë më herët

Disa ide për dhuratat ideale në përvjetorin e martesës

Përvjetori i martesës është një moment kulmor dhe shumë emocionues në jetën e çdo çifti, si një lloj “ ditëlindjeje...

Aktualitet2 ditë më herët

Si kaloi Rama nga drejtësia e re te “drejtësia e tepërt” (Citimet)

Kryeministri duhet të shtrëngojë radhët e socialistëve, për t’i bindur se nuk do të lërë më asnjë ushtar pas në...

Facebook