Kjo dietë përdoret për tri ditë rresht gjatë një jave, për të paktën 4 javë dhe do t’ju ndihmojë për të rënë të paktën 4 kg. Kokrrat e kuqe ndihmojnë në rritjen e nivelit të energjisë në mënyrë natyrale. Kjo, pasi qershitë kanë sheqerna natyrore, të cilat ndihmojnë metabolizmin duke ju bërë më energjikë. Nëse ndiheni disi të lodhur, një grusht me qershi do t’ju ndihmojë të përmirësoheni fizikisht dhe shpirtërisht. Në këtë mënyrë ju merrni shumë energji dhe pak kalori.

Dita 1
Mëngjes:
20 kokrra qershi para se të konsumohet vakti. Më pas 1 gotë qumësht i ftohtë me një lugë kafeje kakao të tretur në të, 2 feta bukë të thekur e shoqeruar me 3 luge reçel qershie i përgatitur pa sheqer.
Zemër: 1 banane, 10 kokrra qershi të grira me 1 gotë lëng mollë pa sheqer.
Dreka: Sallatë mikse me 2 lugë vaj ulliri dhe lëng limoni, 80 gr oriz i zier, me salcë arrash, 1 fetë pjepër.
Darka: Lëng qershie pa sheqer, 200 gr gjoks pule i pjekur në zgarrë, perime të stinës të ziera, 70 gr bukë integrale.

Dita 2
Mëngjes:
20 kokrra qershi para vaktit. 1 gotë qumësht i ftohtë soje, 1 fetë bukë integrale me 3 lugë reçel boronice.
Zemër: 10 kokrra qershi të grira me 2 kajsi dhe qumësht orizi.
Dreka: Sallatë mikse me 2 lugë vaj ulliri ekstravergine dhe lëng limoni, 80 gr makarona me 3­4 lugë thjerrëza të ziera me qepë dhe domate.
Darka: 1 gotë lëng qershie, 200 gr salmon zgare, perime të stinës të ziera ose të gjalla, 70 gr bukë integrale.

Dita 3
Mëngjes:
20 kokrra qershi para vaktit. 1 gotë qumësht i ftohtë me një lugë kakao, 1 fetë bukë e thekur, me 3 lugë reçel kajsie.
Zemër: 1 gotë lëng molle me 10 kokrra qershi të grira me 50 gr vishnje.
Dreka: sallatë mikes, me 2 lugë vaj ulliri dhe lëng limoni, 1 supë perimesh me 1 lugë salcë pesto.
Darka: 1 gotë me lëng qershie pa sheqer, 1 sallatë jeshile, rukola, misër të ëmbël, ton dhe karkaleca, 70 gr bukë