Lidhu me ne

Radar

5 arsyet më të shpeshta se përse punonjësit pushohen nga puna

Më poshtë do të lexoni disa prej arsyeve më të shpeshta se përse njerëzit pushohen nga puna:
1.Vjedhja
Ky është një prej veprimeve më ofenduese dhe më të rënda që një punonjës mund të bëjë në ambientet e punës dha nuk ka nevojë as për arsyetime dhe shpjegime të shumta, sepse dihet që pasoja për një veprim të tillë është jo vetëm pushimi nga puna, por edhe nisja e procedurave të caktuara penale.
2.Gënjeshtra
Gënjeshtrat e vogla, ato që njihen si gënjeshtra të bardha, pothuajse të gjithëve na ka ndodhur që t’i përdorim. Të marrësh një ditë pushim, sepse jeni sëmurë me migrenë dhe nuk mund të përballoni qëndrimin përpara kompjuterit është një gjë, ndërsa të gënjeni në punë duke thënë se një familjar i juaji ka ndërruar jetë për të shkuar disa ditë me pushime është e pafalshme.
Edhe gënjeshtrat ndaj klientëve janë po ashtu të pafalshme, sepse nëse një klient e merr vesh që e keni gënjyer, atëherë ai nuk do të vijë më në kompaninë tuaj. Nëse secila prej këtyre gënjeshtrave merret vesh në kompaninë në të cilën ju punoni, atëherë të tjerët do ta kenë shumë të vështirë për t’ju besuar sërish, prandaj mos u çudisni kur të gjeni mbi tavolinën tuaj të punës, letrën e pushimit.
3.Bullizmi
Ky fenomen po bëhet gjithnjë e më i pranishëm edhe në ambientet e punës. Ai nuk ndodh vetëm nga ana e drejtuesit tek punonjësit e tij, por edhe nga punonjësit tek punonjësit.
Ofendimet e një punonjësi ndaj një punonjësi tjetër, mbi mënyrën si është veshur, mbi origjinën e tij, mbi moshën etj., janë të patolerueshme dhe pushimi nga puna është pasoja më e vogël që ju mund të merrni në shkëmbim.
4.Të neglizhoni punën
Ka ditë kur e keni të pamundur të punoni. Dhe kjo është një gjë, që të gjithëve neve na ka ndodhur të paktën një herë. Por përsëritja e një gjëje të tillë në mënyrë të vazhdueshme, është e patolerueshme sepse ju po neglizhoni me bindje të plotë punën tuaj. Nëse hasni në problematika të ndryshme, këshillohet që t’i diskutoni ato me eprorët tuaj, por jo që ta ndaloni punën për ditë të tëra, sepse pas tyre është e sigurt që ju pret pushimi nga puna.
5.Vonesa të përsëritura
Të gjithëve na ka ndodhur që të humbasim trenin apo autobusin, të sëmuremi, të mos kemi me kë të lëmë fëmijët në shtëpi në mëngjes, sepse dadoja nuk kishte mundësi të vinte. Të gjithë faktorët e mësipërm na çojnë vetëm në një drejtim, të vonohemi në punë dhe të mos arrijmë të shkojmë në orarin e duhur. Por nëse këto vonesa bëhen shumë të shpeshta dhe madje mund të kthehen edhe në rutinë, atëherë mos u çudisni kur t’ju pushojnë nga puna.
Të pushohesh nga puna është një prej gjërave më të tmerrshme që mund të ndodhin, por jo vetëm për punonjësit por edhe për punëdhënësit. Sipas Dorianne St Fleur, shefe e burimeve njerëzore në një kompani amerikane, asnjë punëdhënës nuk ka dëshirë të pushojë punonjësit e tij, sepse një gjë e tillë ka kosto të shumta për vetë kompaninë në radhë të parë. Prandaj përpara se të ndërmerret një veprim i tillë, ata i japin punonjësve edhe një mundësi të dytë, por vetëm në ato raste kur nuk janë thyer rregullat kryesore të kompanisë, tek të cilat bëjnë pjesë edhe 5 të mësipërmet.

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix1 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix1 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar2 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix2 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore2 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix2 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport2 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix3 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix3 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook