Ka qënë një suprizë e vërtetë lista e kandidatëve të Partisë Dmokratike në zgjedhjet e 25 qershorit, ku duket se kryetari Basha ka spastruar nga radhët e propozimeve për deputetë një pjesë të mirë të figurave kryesore të Partisë Dmokratike të njohur si kundërshtarët e tij.
Kështu në listën e parlamentit të ardhshëm në radhët e Partisë Dmokratike do të mungojnë ish-kryeparlamentarja Jzefina Topalli, ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ish-ministri i Financace, Ridvan Bode, ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, si dhe deputetëtë Astrit Patozi dhe Eduard Selami.
Ndërkohë pas daljes së vonë nga selia e PD-së rreth orës 01:07, kryedemokrati Lulzim Basha ka thënë në një prononcim të shkurtër për gazetarët, se ishte një proces i vështirë ai i përpilimit të listave për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25-qershorit.
“Ishtë një proces i vështirë. Në listat e kandidatëve për deputetë të Republikës së Re që po vjen ka nga të gjitha shtresat dhe moshat. Jam i kënaqur për listën e PD-së”,– tha Basha
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu