Muzeu i Sigurimit: Hyni brenda “Shtëpisë me Gjethe”
“Është një muze që duhet vizituar ngadale, madje disa herë, vetëm për të reflektuar, jo vetëm për ta treguar. Hapim Muzeun e Gjethit që nuk është një metaforë”.
Kështu deklaroi para pak ditësh ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro në hapjen e “Shtëpisë me Gjethe”.
Kurioziteti për të vizituar këtë muze është i lartë dhe agjencia BIRN ka përgatitur një fotoreportazh.
“Shtëpia me Gjethe” fillimisht u ndërtua si një shtëpi lindjeje, nga ku do të zinte fill jeta.
Por gjatë viteve të para të pasluftës u përdor si qendër hetuesie, një vend ku kryheshin tortura e ku shumë shpesh jeta pritej në mes.
Kurioziteti se çfarë fshihet përtej mureve të kësaj godine tani mund të shuhet përmes vizitës në këtë muze në çdo ditë të javës.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu