Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi propozon rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak për shkak se vende të tjera në rajon, si Greqia dhe Serbia, po armatosen fuqimisht.
“Ne e kemi pjesë të programit rikthimin e shërbimit ushtarak në Shqipëri për vetëm një muaj. Po e shohim se çfarë po ndodh në rajon dhe nuk mund të rrimë pa u përgatitur qoftë edhe me një muaj shërbim ushtarak. Të rinjtë do të ikin një muaj nga llotot dhe do të merren me shërbimin ushtarak, që jo vetëm nuk iu bën keq, por do të jetë edhe si tip palestre”- shprehet Idrizi.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu