Kryesore
‘Hugo Boss’ hedh në gjyq shtetin shqiptar
Shoqëria gjermane e veshjeve “Hugo Boss Trade Mark Management GmbH”, ka hapur një proces në gjykatën administrative në Tiranë kundrejt Drejtorisë së Përgjithshme të Markave dhe Patentave, ku palë e tretë është edhe avokatura e shtetit.
Kompania gjermane i kërkon gjykatës të shfuqizojë regjistrimin e markës me numër AL/T/2015 me aplikant shoqërinë italiane “Andrea Bossi”. Ankesa e Hugo Boss në Gjykatën e Administrative të Apelit është e datës 19 maj.
Kompania italiane Andrea Bossi ka kërkuar të regjistrojë markën e saj për artikuj veshjesh, këpucësh, kapelesh. Përfaqësuesi i saj në Shqipëri, sipas të dhënave nga Drejtoria e markave dhe Patentave, është Ardit Loloçi me adresë “Rruga e Bogdanëve”.
Gjigandi europian i veshjeve Hugo Boss ka paditur autoritet shqiptare për regjistrimin e kësaj marke.
Sistemi ndërkombëtar i regjistrimit të markave rregullohet nga “Marrëveshja e Madridit për Regjistrimin Ndërkombëtar të Markave”, ku Shqipëria ka aderuar si shtet anëtar.
Legjislacioni kombëtar që rregullon regjistrimin ndërkombëtar të markave përbëhet edhe nga:
-
Ligji Nr. 9947 datë 07.07.2008 “Për Pronësinë industriale”
-
VKM Nr. 1706 datë 29.12.2008 “Për miratimin e rregullores për regjistrimin e markave tregtare dhe të shërbimit” Kreu XV dhe XVI.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu