
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, në një takim me banorët e njësisë nr.6 në Tiranë është shprehur se partia e tij garon në korsinë e vet, në korsinë e çdo shqiptari.
“PDIU ndodhet shumë mirë në këto zgjedhje dhe kërkuam pikërisht që ne të garonim të vetëm. Padyshim që do të donim që të kishim një propocional kombëtar, do të donim që të gjitha partitë parlamentare të kishin numërues dhe të ishin pjesë e administrimit zgjedhor, por s’ka problem, është një e mirë e madhe. Ne garojmë në korsinë tonë, që është korsia e çdo shqiptari që mendon si ne, se kemi veç një Atdhe. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, falë mbështetjes tuaj, do të jetë një parti me grup parlamentar dhe do të ndikojë në qeverisjen e vendit. Këtë unë e shikoj në Kombinat dhe në gjithë Shqipërinë, por edhe tek një grup kandidatësh të jashtëzakonshëm”– është shprehur kryetari i PDIU-së.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu