Ish-kryeministri Sali Berisha i është rikthyer akuzave ndaj biznesmenit dhe kandidatit për deputet të PS-së, Safet Gjici. Përmes një statusi në Facebook, ai denoncon pjesëmarrjen e administratës në fushatë në Kukës, por kujton edhe grabitjen e bankës tek stacioni i trenit. Shuma valutore që u grabit ruhej nga kompania e sigurisë së Gjicit.
Postimi i Berishës në Facebook:
Qytetari dixhital denoncon pjesëmarrjen e OSHEE dhe mësuesve në fushatën e Gjicit të partisë, njeriut që me rojet vodhi miliona euro në bankë dhe fitoi 64 tendera nga paratë e taksapaguesve me kompaninë që vodhi bankën.
Berisha ka publikuar edhe mesazhin nga një qytetar që siguron pjesëmarrjen e mësuesve dhe punëtorëve të OSHEE në fushatën e Gjicit.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu